• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, October 14, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Miša Brkić: Rama doli nga fotografia, Serbia mbeti me kornizë bosh

October 14, 2025
in Aktualitet, Debat

Në një shkrim të gjatë reflektues, kolumnisti dhe analisti serb Miša Brkić ofron një vështrim të veçantë mbi rolin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe lidershipin e kryeministrit Edi Rama, duke e kontrastuar me qasjen e Serbisë dhe të presidentit Aleksandar Vuçiç.

Brkić e nis analizën me dy anekdota historike nga Mali i Zi dhe Perandoria Austro-Hungareze, për të kujtuar rëndësinë e qeverisjes së mirë dhe drejtësisë së pavarur si themel të çdo bashkimi shtetesh. Ai e lidh këtë me aspiratat aktuale të vendeve të Ballkanit për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

Në këtë kuadër, ai thekson se Mali i Zi ka qenë përherë më i avancuar në procesin e anëtarësimit, por se kohët e fundit Shqipëria po i “merr frymën”, duke u shndërruar në “të preferuarën e re të Brukselit”.

Në Forumin Strategjik të Bledit në shtator, kujton Brkić, Rama deklaroi se Shqipëria është gati për anëtarësim në BE, madje me humor tha se “nëse duhet, do ta tërheqim edhe Malin e Zi në Bashkim” dhe se “Shqipëria do të sjellë optimizëm e argëtim në BE”.

Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, në të njëjtin forum, sinjalizoi se Mali i Zi mund të bëhet anëtari i 28-të në vitin 2028, ndërsa Shqipëria e 29-ta në vitin 2029.

“Edi që nuk pret më Beogradin”

Brkić kujton se Rama ishte një nga nismëtarët e “Ballkanit të Hapur”, projekt që ai dhe presidenti serb e promovonin si “paradhomë drejt BE-së”. Por sot, thotë ai, “Edi është zhdukur nga radari serb”, i fshirë nga të gjitha fotografitë me Vuçiçin – njësoj si në epokën e Stalinit.

Në Beograd, Rama përmendet tashmë vetëm si “armik që po punon kundër Serbisë, duke lidhur aleanca me vendet fqinje”. Megjithatë, sipas Brkić, vetëm përmes mediave serioze dhe institucioneve evropiane, serbët mund të kuptojnë se Edi Rama po udhëheq një proces të thellë evropianizimi në Shqipëri.

Ai vlerëson se Rama udhëton vazhdimisht nëpër Evropë, kërkon të mësojë dhe “pyet çfarë duhet bërë”, duke e parë integrimin si mjet për ndërtimin e shtetit dhe institucioneve që Shqipërisë i kanë munguar prej dekadash.

Shqipëria, “nxënësja e dalluar” e Ballkanit

Në shtator, Shqipëria hapi grupin e pestë të negociatave me BE-në, që përfshin kapitujt e Agjendës së Gjelbër dhe Lidhshmërisë së Qëndrueshme. Deri tani janë hapur pesë nga gjashtë grupet e negociatave, dhe plani është që i fundit të hapet deri në fund të këtij viti.

“Shqipëria po bën një punë mbresëlënëse dhe është një shembull se ndryshimi pozitiv është i mundur me lidership të fortë”, deklaroi Marta Kos, duke shtuar se Komisioni Evropian mbështet synimin e Ramës për përmbylljen e negociatave deri në fund të 2027-ës.

Sipas Brkić, partnerët ndërkombëtarë e shohin Ramën si lider me thellësi strategjike, që ka lidhur ekonominë e vendit ngushtë me Italinë dhe sigurinë me SHBA-të, ndërsa ka ndërtuar themelet e një shteti ligjor me ndihmën e BE-së.

Ai përmend edhe nismën kushtetuese të Ramës që lejoi ardhjen e prokurorëve të huaj në SPAK, të cilët punojnë me kolegët shqiptarë në hetimet kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Kjo, sipas tij, ishte “një kthesë Kopernikane për sundimin e ligjit në Shqipëri”.

Serbia në vendnumëro, Shqipëria në ecje

Kolumnisti thekson se SPAK është sot institucioni më i besuar në Shqipëri, ndërsa në Serbi, përkundrazi, besimi te drejtësia dhe tek BE është në rënie të lirë.

“Marrëdhëniet mes Ramës dhe Vuçiçit janë ftohur,” shkruan Brkić. “Edi nuk është më mysafir i mirëpritur në Beograd – ai u largua nga filmi ynë sepse nuk mund të priste më presidentin serb në udhëtimin e tij drejt Bashkimit Evropian”.

Në përfundim, Brkić e mbyll me një metaforë të fortë për kontrastin midis dy vendeve: “Udhëto, Edi, mos na prit më… Kaluam shumë mirë duke të shoqëruar, por tani po kalojmë ashtu siç e meritojmë”.
TV providers are furious: this gadget gives you access to all channelsTechno Mag |
Sponsored

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved