• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, October 15, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Misteret e vrasjes së Arben Zylyftarit ndjekin edhe pas 21 vitesh

January 4, 2022
in Aktualitet, Dosja X

Në vitin 2000 në duart e qytetarëve kishte ende shumë armë që u morën nga hapja e depove ushtarake gjatë trazirave të 1997-s, ndërsa qeveria socialiste vijonte me përpjekjen e zbehta për të rikthyer rendin dhe sigurinë publike edhe përmes aksioneve për sekuestrimin e armëve, përveç nismave për dorëzimin vullnetar të tyre.

Në një aksion të tillë ra në krye të detyrës edhe Arben Zylyftari, në atë kohë drejtor i Policisë së Shkodrës. Ai mbeti i vrarë gjatë përpjekjeve për sekuestrimin e armëve dhe arrestimit të Bahri Tafilit, babai i Admir dhe Genci Tafilit.

Ishte data 2 gusht e vitit 2000. Forcat e policisë së Shkodrës me në krye Prelë Pjetrushin vihen në gjurmët e Bahri Tafilit, person i shpallur në kërkim për në vrasje për çështje pronësie. I kërkuari mbyllet në banesë së bashku me Genci Tafilin dhe nga aty nisin rezistencën me armë kundër policisë.

Pjetrushi kërkon përforcimi dhe në krye të forcave të ndërhyrjes së shpejtë u vendos vetë Arben Zylyftari. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, Zylyftari mori një plumb në gjoks dhe më pas ndërroi jetë në Spitalin e Shkodrës.

Policia iu kundërpërgjigj, ku i vrarë mbeti Bahri Tafili, ndërsa u arrestua djali i tij, Genci Tafili. Ky i fundit u dënua më vonë me 25 vite burg, ndërsa u lirua në 2017-n përmes një vendimi të ish-gjyqtares së Krujës, Enkeleida Hoxha.

Në kërkim u shpall edhe Admir Tafili. Ky i fundit u betua për hakmarrje dhe fajësonte për vrasjen e të atit Prelë Pjetrushin. Ndaj këtij të fundit disa vite më vonë u ndërmor një sulm, ku mbeti i plagosur rëndë. Pjetrushi më vonë largohet nga Shqipëria, ndërsa Admir Tafili i vret dy vëllezërit, Nik dhe Gjovalin Pjetrushi.

Për këtë krim ai u arrestua dhe dënua me burg përjetë dhe vijon e vuan dënimin në burgun e Drenovës. Kimete Tafili, bashkëshortja e Bahri Tafilit dhe e ëma e Admir e Genci Tafilit, në vitin 2010 është shprehur se i shoqi është vrarë pasi u dorëzua dhe i prangosur nga Prelë Pjetrushi dhe se autorët e vërtetë të vrasjes së Arben Zylyftarit janë të lirë.

Këtij versioni i qëndrojnë edhe dy vëllezërit, njëri i dënuar me burg përjetë dhe tjetri i arrestuar tashmë në Gjermani. Për këtë arsye ata kanë dorëzuar në SPAK kërkesën për rihetim të kësaj dosjeje dhe në tetor të vitit të kaluar, SPAK u vu në lëvizje duke marrë në pyetje Admir Tafilin dhe Sokol Koçiun, në atë kohë oficer i policisë gjyqësore që është marrë me hetimin e vrasjes së Zylyftarit.

Ndërkohë, Arben Zylyftari mori vlerësimin “Dëshmor i Atdheut” dhe emrin e tij mban sot edhe Akademia e Policisë.(SI)

Next Post

Demokrati LSI-ist, socialist pa kolibe Ylli Manjani: Basha ka marrë fund, ne nuk do pyesim ambasadoren amerikane se çfarë të bëjmë më 8 janar

Ish-deputeti me kobure: Sali Berisha, pro-amerikani më i madh në botë. E turpshme përjashtimi i tij

A është Myftar Lumeshi njeriu që i referohet Basha për pastrim parash me familjarët e Berishës?! Akuzohet se i bleu Shkëlzenit shtëpi 600 mijë euro

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved