Në emisionin “Rudina” është folur për fobitë dhe frikërat më të mëdha që kishin disa nga të ftuarit. Ekonomistja Denisa Kele ka treguar se ka qenë një herë në fshat dhe se i është futur në krevat një gjarpër.
Olti Curri, duke dëgjuar këtë bisedë dhe i ndikuar nga fobia që ka për gjarpërinjt, ka nisur të djersisë, dhe nisi t’i fshijë ato. Mirëpo i hutuar Olti ka ngatërruar fasoletën me lëkët, duke bërë që djersët t’i fshinte me paratë që kishte në xhep.
Por rrallëkujt mund t’i ketë bërë përshtypje shfaqja e një personazhi tepër misterioz si Denisa Kele, për të dhënë mendime dhe për të ndarë eksperiencën e saj edhe për fobitë.
Nuk dihet se kush qëndron pas saj, por Denisa Kele shfaqet herë pas here në ekran duke folur herë si ‘specialiste’ për kriptomonedhat dhe ekonominë, herë si ‘eksperte’ për politikën, frikërat etj.
Madje Kele ‘jep mend’ edhe për çështje të mëdha si për zhvillimet demokratike dhe hetimet e FBI për çështje të bujshme.
Zonja Kele ka qenë edhe kandidate për deputete në zgjedhjet e fundit parlamentare në Fier me partinë Lëvizja e Re të Arian Galdinit.
Kele prezantohet si ekonomiste dhe investitore, por në fakt ajo thjeshtë ka një qendër masazhi dhe shërbimesh estetike në Tiranë.
Ka dyshime të forta se këtë veprimtari me natyrë edhe mjekësore, që nuk ka lidhje me profesionin e saj që e prezantojnë në studio televizive, Kele e ushtron pa licencë.
Zonja Kele ka gjasa se nuk ka lidhje as me ekonominë dhe as me mjekësinë, por duket e çuditshme se si ka depërtuar në televion.
Ndoshta moderatoret dhe moderatorët e emisioneve që e ftojnë mund të kenë frekuentuar qendrën e saj të shërbimeve estetike dhe masazhit në Tiranë.
Nuk përjashtohen as dyshimet për veprimtari të mundshme spiunazhi, ndërsa historia me gjarpërin mund të jetë edhe një mesazh i koduar.
Sa herë zonja Kele shfaqet në ekran, misteri rreth figurës së saj sa vjen e shtohet.