Një rrëshqitje misterioze 2 km larg një prej trashëgimive më të mëdha botërore që gjendet në Peru, ka vënë në alarm autoritetet pasi rrezikohet një prej vendbanimeve më të lashta në Amerikën Latine.
Ende mbeten paqarta arsyet e kësaj zhvendosje gjigante të tokës, por nga sa raportojnë autoritetet kjo mund të jetë shkaktuar nga ndryshimet mjedisore, për shkak të shpyllëzimit të zonës për të krijuar sa më tepër tokë të kultivueshme.
Por pavarësisht arsyes që e ka shkaktuar këtë katastrofë ekologjike, fakt mbetet se nëse nuk ndërhyhet atëherë një nga mrekullitë e botës do të mund të zhduket përgjithmonë.