• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Miting Funeral! Pse demokratët e Shqipërisë dalin në mitingje… nuk ka “zot” që i jep përgjigjie?!

February 19, 2026
in Blog

Nga Edison Ypi

Pse dalin demokratët në bulevard?

Askush nuk e di. As vetë ata.

Megjithatë, një arsye që e shpjegon, një sebep që e shkakton, një shkak që e ndriçon, ndodhet diku në ndonjë qosh, në ndonjë zgëq.

Mblidhi ku janë e ku s’janë studjuesit profesionistë dhe amatorë të historisë së politikës, gjeopolitikës, sociologjisë, psikologët, psikiatrat, psikoterapistët. Pa harruar konsultimin me inteligjencën artificiale, konsultohu me krejt studimet, librat, enciklopeditë, fjalorët. Mos lër pa pyetur asnjë magjistar, magjistricë, fallxhor, fallxheshë, astrolog, kiromant, kqyrës fixhani kafeje dhe sfere kristali. Orpo edhe dreqin dhe të birin e dreqit bashkë me xhindin dhe lugatin po i pyete, nuk do marrësh asnjë përgjigje sadopak bindëse pse demokratët e Shqipërisë dalin në mitingje.

Pas daljeve të panumërta ndër vite, të gjitha të dështuara, nga mitingu më miting pjesëmarrësit e pakësuar, partia katandisur sa një kokërr rrushi, opinioni i gjërë krejt indiferent dalin a s’dalin në bulevard, hedhin a s’hedhin molotova drejt kryeministrisë nja një mijë lunatikë të dehur me raki tranzicionale, pas gjithë këtyre, asgjë nuk do kuptosh, asnjë arrsye nuk do zbulosh.

Në mes të vullkanit të idiotllëkut demokratik shqiptaresk, e vetmja shpresë për ndonjë shkoqitje sado aproksimative mbeten hamendjet.

Të hamendësosh se dalin për të bërë një Xhiro nostalgjike si në kohën e Zborrit, tallonave, punës me tre turne, biçikletës kineze, edhe si nostagji është e harruar, e vjetër, e ndryshkur, fosile.

Por ndoshta duan të dalin në bulevard për tu shtruar me mish e pilaf në mes të rrugës duke luftuar dhëmbë-për-dhëmbë me mishin, pilafin, pulat e pjekura, zogjtë e fshatit, koranët, karkalecat. Të ishte kështu ku ma gjen. S’do përtoja tu sillja një thes me birra si ai njujorkezi që bëri mijëra kilometra për tu çuar nga një kanaçe birre çunave të lagjes në Vjetnam. Por, si tepër gastronomike, e papranueshme.

A dalin vallë sepse duan të marrin pushtetin ? Pra më të merituarit e tyre, prap nëpër dogana, taksa, drejtorira, tendera, leje abuzive e të tjera e të tjera. Ktu m’rri. E pamundur. Demokratët e marrin pushtetin me meritë, me votë, jo me ulurima, klithma, molotova. Jo si dhelpra dinake duke i vajtur nga pas dashit të pushtetit me shpresë se hë këtu hë atje, hë tani hë pastaj, dashit do i bien, dhe dhelpra demokratike do ja hajë. Gjë që s’bëhet. Ato që skilet demokratike presin t’i hanë, dashi në pushtet i ka metalike, kuadratike, të rënda, që nuk kafshohen, as nuk përtypen, as me thikë as me pirua.

Tjetër hamëndje është se pas provave të dështuara për të shembur portën, përdhosur oborrin, thyer derën, përpjekja për të hyrë nga dritarja ose nga haleja, pse jo edhe si Konti i Montekristos nga llagëmi, pra pas gjithë këtyre tentativave të dështuara, me bo përpjekjen e fundit, atë me hyrje të ujkut nga oxhaku te mamadhia duke u treguar kecave këmbën e lyer me miell. Mjaft se më shkrive. Ça janë këto përralla ?

Mbase demokratët dalin ti bëjnë funeralin partisë së vjedhur, vdekur, ngordhur, 30 e kusur vite më parë.

Ose, nga frika mos ua pshurrin varrin, dalin në miting për t’ju lutur Perëndisë t’ua fali mëkatet që s’lanë gjë pa vjedhur e grabitur, futën në sherr shqiptarët, tradhëtuan dhe braktisën të persekutuarit të cilëve u vodhën kauzën.

Me e gjet pse dalin demokratët në bulevard është si me hy atje ku s’hyhet, te truri i budallait, që nuk bën të njëjtat budallallëqe për të arritur rezultatate të ndryshme kontraproduktive, por bën idiotllëqe të ndryshme për të arrit të njëtin rezultat pozitiv inekzistent. A e thashë mirë apo e ngatërrova ? Më falet. Të merresh me budallej, edhe do gabosh ndonjëherë.

Një gjë është e qartë: Demokratët realisht të komunistizuar, përballë komunistave të demokratizuar rrejshëm, janë dy ekstreme që takohen në mes, pra janë njësoj.

Të rrënqethet mishi të kujtosh pjesën më serioze të kësaj gallate. Atë me granata, tritola, molotova. Që nuk e bëjnë burrat demokratë, antikomunistat, tradicionalistat, por nga frika ua lenë në dorë ca kalamajve, ca debatikasve, që nuk janë as shqiptar, por Rom. Hej ça na ka gjet. Zot sa ke mos na i rrëfe.

Teatri absurd i këtyre lloj mitingjeve dhe i kësaj rrace mitingashësh zhvillohet i tëri brenda një kllapie, një dalldie, një deliri pa fillim e pa mbarim. Me ulurima, bërtima, sharje, shpifje, intriga, kërcënime.

Demokratët kurrë nuk do vinë në pushtet me të tilla mjete dhe mënyra komuniste, revolucionare, të çmendura.

Nuk ka asnjë mundësi objektive, subjektive, teorike, praktike, filozofike, ekonomike, gjeopolitike. Janë bërë për rahmet. Mitingu i tyre duket si funeral i vetes.

Next Post

Lara Colturi e 10-ta në Slalomin e Lojërave Dimërore, merr fund ëndrra e Shqipërisë për medalje olimpike! Semire Dauti dhe Lisa Brunga u eliminuan

Takimi inagurues i Bordit të Paqes së Trump, 5 mld dollarë të premtuara për rindërtimin e Gazës! Rama në Uashington për të firmosur marrëveshjen e anëtarësimit

Masakrat në Kosovë gjatë 1999-ës, pamjet e trishta ku ushtria serbe ndajnë burrat nga gratë e fëmijët në një fshat të Kaçanikut (Video)

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved