Një përpjekje për ta bërë person vip një prokuror në hije të SPAK për shumë arsye, që nuk kishte shkëlqyer në asgjë, përveçse në ndërrimin e bashkëjetueseve, ka bërë që Olsi Dado të bëhet i famshëm dhe kjo nuk është pak, por një shumë për një njeri mediokër, që ka shtëpi në qendër të Tiranës, ka Range Rover dhe të dashur një nga figurat më të njohura të drejtësisë shqiptare.
Mirëpo me gjithë këto asete ai ishte askushi, ndaj priti rastin nga zoti…Dumani, i ngeci në dorë dosjen për numërin dy të PS Erion Veliaj dhe kur të vjen fati të vjen.
Nuk mund ta shkelmosh., madje me këtë kryebashkiakun kishte dhe ca problme lejesh dhe Olsi nuk i kishte harruar, pra me një gurë vret dy zgogj edhe hakmerret edhe kënaq partinë dhe shefin.
Sepse nuk duhet të harrojmë dosja Veliaj ka dy autor Altin Dumanin dhe Olsi Dadon, por duhet të jemi të sigurt se Olsi ka qenë thjesht në rolin e OPGJ-së dhe si sekretar i shefit provizor.
Autori i dosjes është Altin Dumani, i cili me veprimet e tij, në sulmet ndaj zyrtarëve të qeverisë Rama, ka treguar se është pisqolla e PD-së dhe kur deri tani vetuem dafina ka mbetur pa i vendosur në kokë Berishës për “qeveritë e lavdishme kristal me duar të pastra” që ka drejtuar.
Asnjë të arrestuar, asnjë të akuzuar nga ish qeveritë katrahure të PD-së, të gjithë të gëzuar me vila dhe pallate falë verbërisë së qëllimshme të SPAK dhe BKH-së.
Ndaj Altin Dumani nuk duhet të fshihet e të mburret se Veliaj është mes atyre 40% që ai ka rrasur në burg, vetëm se dyshon, po duhet të largoj Olsin nga sulmet, sepse po bëhet me Wip se Altini.
Duke u largua nga ironia një gjë është e qartë… skenaristi i dosjes Veliaj është Altin Dumani dhe regjizor “parvenyja” Erion Bani, i cili merrte vendime duke pyetur Dumanin publiksht në syte e të akuzuarve duke u pshitirosur…”O shef si t’ia bëjmë”?! Skandaloze dhe e pakuptueshme është se edhe nga pozita zyrtare gjykata është mbi palën prokurori edhe nëse ai është kryetari i përkohëshëm i SPAK, Erion Bani po ashtu është kryetari i përkohshëm i GJKKO-ë.
Ndaj, mjaftë e graduat me fakte dhe prova antiligjore që ka bërë Olsi Dado, sepse asqë pyesin “olsat” shumëpërdorimsha, këta vetëm mburren e konfirmohen, deri sa pas vetes kanë dy njerzit më të rëndësishëm të momentit në drejtësi. /Ekskluzive.al