Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjetin social Twitter ka komentuar reformën më të diskutuar kohët e fundit në Shqipëri, atë të Drejtësisë. Prej ku shprehet se vetëm të shohësh apo dëgjosh armiqtë e saj, e kupton sa e rëndësishme është ajo.
“Mjafton të shohësh e të dëgjosh armiqtë e saj, për të kuptuar se sa e drejtë dhe jetike është ajo për Shqipërinë Europiane”, shkruan Rama.
3 vjet nga votimi i ndryshimeve kushtetuese për Reformën në Drejtësi,mjafton të shohësh e të dëgjosh armiqtë e saj, për të kuptuar se sa e drejtë dhe jetike është ajo për Shqipërinë Europiane⚖️ #KrenarpërPS🌹dhe mirënjohës për miqtë e partnerët në këtë betejë për të ardhmen🇦🇱🇺🇸🇪🇺
— Edi Rama (@ediramaal) July 22, 2019