Mjeku Edvin Prifti, që është në një proces gjyqësor ku akuzohet për korrupsion, ka nxjerrë një çmim që ai ka marrë si mjek disa vite më parë.
“Pergjigje! Satisfaksion amerikan ndaj meje dhe vendit tim. Cmimi me i madh boteror i kirurgjise kardio torakale ku nga gjithe evropa lindore dhe azia e afert si dhe gadishulli arabik pas Hungarise dhe Izraelit, renditet Shqiperia.
Cmim qe ne 70 vjet, jepet nje here ne vit dhe USA e ka fituar vetem dy here. Ne vendin tim sma uroi askushi perkundrazi”, shkruan Prifti, të cilit gjatë arrestimit iu sekuestruan qindra milionë lekë në shtëpi, të cilat dyshohet se janë përfituar nga ryshfetet e marra në punën e tij si mjek.
Pas këtij postimi, ai ka bërë një tjetër postim, këtë radhë duke replikuar me mediat.
“Interesant! Postova dicka personale dhe portalet e “mire informuara” deklaruan qe une hapa arkivat e mia?! Paksa delirante nga ana e tyre! Arkivat e mia jane aq te shumta sa nuk eshte fb mjeti i duhur dhe i mjaftueshem.
Per me teper edhe po ti beja publike, ata qe sot hedhin balte mbi mua me mashtrime sdo kuptonin asgje. Dikushi deklaron me “pergjegjesi” nje fare blloku korruptiv?! Ky eshte nje mashtrim i paster dhe sfidoj kedo qe te paraqese kete bllok dhe jo te merret
me mashtrime mediatike. E verteta eshte qe kam nje bllok dhe po ju paraqes nje prej faqeve te tij. Eshte cmimi me i madh europian i kirurgjise kardiotorakale me nje vlere shume te konsiderueshme financiare, cmimi Fontan i dhene nga Shoqata Europiane e Kirurgjise Kardiotorakale.
Dhe pas tij vijne dhe shume te tjere! Ky cmimi vendos ne vite 90 dhe qe atehere vetem 27 veta e kane fituar ne gjithe boten.
Nuk do kishte vend per cmimin Pasteur, Borst, Neuromed etj. Ky eshte i vetmi bllok qe une kam per mashtruesit e kujtdo rryme qofshin. Sigurisht qe edhe per kete nuk jam uruar ndonjehere nga vendi im perkundrazi, por kete le tia leme kujteses”, shkruan Prifti.
Në fakt, askush nuk e ka akuzuar se nuk është mjek i aftë, përkundrazi.
Por sot ai është i akuzuar për korrupsion dhe ryshfet.