Ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Shkodër-Velipojë ka lënë një shije të hidhur tek të gjithë, pasi babai dhe dy fëmijët e moshës 8 muajshe dhe 5-vjeçe ndërruan jetë.
Ndërkaq, në gjendje të rëndë ndodhet vajza tjetër e familjes si dhe bashkëshortja e Edmond Prekës.
Mbrëmjen e djeshme u raportua se kishte ndërruar jetë edhe vajza 10-vjeçare, por sot, kreu i urgjencës së Shkodrës ka sqaruar gjithçka.
Astrit Lahi bën me dije se e mitura mbahet gjallë në jetë me aparatura. Gjendja e saj është tepër kritike, ndërsa truri dhe trupi janë jashtë funksionit.
Ai shtoi më tej:
Lajmi për vdekjen nga urgjenca mund të ketë qenë një nxitim i momentit. Gjendja e vajzës është në një status që mbrëmë dhe s’ka përmirësime dhe sa më shume që kalon koha aq më të pakta janë shanset. Rikthimi i saj në jetë është thuajse i pamundur”.