Petrit Vasali deklaron se menaxhimi i krizës së COVID 19 në Shqipëri ka shumë mangësi. “Zëri i vetëm në këtë pandemi ka qënë kryeministri në mënyrë asimetrike. Të mos mbajmë qëndrim ndaj kësaj? Pandemia nuk i mban këto gjëra i dashur Koli, i’u drejtua ai Sokol Ballës
Për 38 vjet kam përballuar pandemic me të majtë apo djathtë, me Nanon, Berishën, Majkon e Metën. Ata kanë qenë në vendin dhe masën e duhur. Mund të mësonte nga ata… megjithëse ky është më i dituri më i mëncuri.
Ctë them akoma kur sot që flasim nuk dimë përbërjen e grupit të ekspertëve në komitetin për COVID 19 dhe kush është kryetari i grupit të ekspertëve. Ti nuk e ke?
Minimumi do kishte dalë emri i kryetarit. Ky komitet që ndihmon në vendimarrje, ti s’ke një raport të grupit të ekspertëve dhe për të cilin qeveria merr vendim. Ky është një sakatllëk”.
Vasili tha ndër të tjera se “testimi ishte diagnoza e situatës që prej fillimit të saj, duhej testimi për të kuptuar sa të sëmurë që jemi për të prognozuar si do hynim e si do dilnim nga pandemia”.