Ditën e sotme zhvillohet në Londër Samiti për Ballkanin Perëndimor. Në samit ka mbërritur edhe Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn. Hahn ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat, ku gazetarët i kanë ndërprerë fjalën pasi ka ardhur zv.kryeministri kosovar Behxhet Pacolli.
Hahn po fliste për rëndësinë e samitit të Londrës dhe integrimit në BE, të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në këtë moment dëgjohet në video, kur gazetarët largohen nga Hahn duke folur “Zoti Pacolli, Zoti Pacolli”, ndërkohë që Hahn e merr me të qeshur episodin në fjalë duke u larguar dhe duke thënë: “Isha duke folur”.
Për më shumë ndiqni videon në minutën 02:30.