Finalja e Botërorit 2018 njësoj si në kryeqytetet e tjera të botës edhe në Tiranë u përjetua njësoj me emocion. Në Sheshin Skënderbej ishin të shumtë tifozët kroatë dhe ata francezë që zgjodhën të ndiqnin ndeshjen. Por në Shqipëri, skuadra kroate kishte një tifoze speciale.
E kush tjetër përveç ambasadores kroate në vendin tonë Romana Vlahutin?! Vlahutin ishte e pranishme në Fan Zone, aty ku nuk i ka shpëtuar fokusit të LSA. Ambasadorja shfaqet e qeshur dhe duke kërcyer.
Ajo mban veshur një bluzë të kombëtares kroate dhe duket se golat e shumtë të Francës s’kanë arritur t’ia zbehin entuziazmin.
Ambasadorja Vlahutin në Fan Zone