Avokatin e Donald Trump, Rudy Giuliani e ka tradhtuar boja e flokëve gjatë një konferencë të mbajtur për të zbuluar prova për një mashtrim “masiv” të votave.
Teksa i përgjigjej pyetjeve të gazetarëve mbi rezultatet e zgjedhjeve gjatë një konference për shtyp, Giuliani u mbulua nga djersë të zeza, ndërsa boja e flokëve nisi t’i kullonte nëpër fytyrë.
Ndërsa ishte duke folur, dy rrjedha të zeza boje i kullonin në fytyrë 76-vjeçarit, i cili vazhdimisht pastronte fytyrën e tij me një shami të bardhë.