Monika Kryemadhi është shumë e acaruar në lidhje me arrestimin e ish drejtorit të Rrugëve përfaqësues të LSI, njëherësh dhe kreu i LSI për Elbasanin Dashamir Xhika. Ndonëse me një “dorë” Xhika i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 5 miliardë lekësh për rrugën Elbasan-Gjinar, pa llogaritur rrezikimin e jetës së banorëve në këtë rrugë të shkatërruar dhe prishjen e makinave, Monika as që shqetësohet.
Halli i Kryemadhit është që të bëjë presion mbi drejtësisë, prokurorë dhe gjyqtarë, që hetimi i Xhikës të mos shkojë deri atje sa të dalë fakti që pas tij ata që kanë thithur paratë e shtetit janë vetë Mona me Ilir Metën. Ndaj ka dërguar në gjykatë kur po merrej masa e arrestit të “fortët” e LSI në Elbasan, por dhe nga Tirana. Thjeshtë dhe vetëm për të ushtruar presion. Në fillim mbi prokuroren e çështjes Armanda Xhaferri, për të zbutur akuzën. Por meqënëse e kanë parë që prokurorja Xhaferri nuk dëgjonte fare nga ai “vesh”, e kishte treguar vendosmërinë kur ishte përplasur me parë me Llallën dhe Ginën kur i vodhën dosjet, të “fortët” e Monës kanë ushtruar presion mbi gjyqtaren.
Në këtë mënyrë pas disa përplasjesh mes këtyre njerëzve të rrugës të dërguar aty nga Mona dhe trupit gjykues si dhe të avokatëve dhe trupit gjykues, është është ndërprerë seanca gjyqësore ndaj Dashamir Xhika dhe Andi Toma. Kjo pasi gjyqtarja Idushe Maliqi u tërhoq nga trupa gjykuese pas kërkesës së avokatëve të të akuzuarve, dhe grupit të “gatshëm” të Monikës.
Idushe Maliqi zëvendësohet nga tjetër gjyqtar. Por ajo që mbeti si shije e hidhur është fakti që nga njëra anë Monika kërkon shkarkimin e Arta Markut si kryeprokurore sepse sipas saj nuk ka konsensusin e opozitës pavarësisht se është e përkohshme dhe e zgjedhur në mënyrë ligjore, nga ana tjetër kërcënon gjyqtarët se do tu hapë dosjet dhe u dërgon të “fortët” e LSI për të bërë presion. Një shkelje e hapur e Kushtetutës së Shqipërisë dhe për këtë jo vetëm këta “kamikazë” të LSI që bëjnë si të fortë por dhe vetë Monika duhet të thirren në prokurori. Për cënim të gjyqësorit dhe akuzës, dhe për tentativë diktimi të vendimit të drejtësisë për një çështje të caktuar.
Alarmin në LSI e shpreh më së miri prania në gjykatë për të ndjekur seancën dhe bërë presion dhe e ish ministrit të METE dhe të Transporteve Edmond Haxhinasto. I cili është një ndër kandidatët më seriozë për të qënë i pari në listën e “peshqve të mëdhenj” që do të arrestohen nga drejtësia e re.
Me sa duket Haxhinasto po bën “provën gjenerale” para se të jetë në pranga dhe pas gjykimit të ndëshkohet me burg për të gjitha abuzimet që ka bërë. Por, e rëndësishme është se Kryeprokurorja Arta Marku ka shkaktuar traumë në radhët e të korruptuarve, ku në LSI dhe PD janë në shumicë dhe kandidatura serioze për të qënë në listën e të arrestuarve si “peshq të mëdhenj” të korrupsionit. Me në krye Metën e Berishën./Pamfleti.com