Pse i duhet Vlora, “Espinozës” Ilir Meta?/ “Zonja e zezë” e tranzicionit dhe pasurive kriminale, po kërkon rikthim në pushtet, me logon e LSI: “Shqipëria-shtëpia juaj”, mirëpo shqiptarët e dinë, se kjo parullë është fasadë, mbasi pushtetin e ka përdorur për pasurimin e familjes së saj
Në këtë fushatë, Monika Kryemadhi, pasi puth qentë e macet në vilën e Lalzit, del e puth dhe shqiptarët që e pranojnë, si aktrim pervers për t’u marrë vota, që të mos mbetet jashtë “tepsisë” së parlamentit e qeverisjes së radhës.
Po i kërkon votat, me logon “Shqipëri-Shtëpia Juaj”; por e vërteta është se në këto 30 vite, me fuqinë e Ilir Metës si kryeministër, Kryetar Kuvendi e President Republike, Shqipërinë e ka përdorur si çiflig të saj.
Ky çift mafioz i njohur si “Sheikët e Lalzit”, në tre qeverisjet Nano-Berisha-Rama gjatë viteve 1998-2017, kanë mundur që nëpërmjet korrupsionit të lejuar qëllimisht, u ka grabitur shqiptarëve afro 3 miliardë Euro fonde publike e pasuri.
Prej 2 vitesh pa pushtet, Monika Kryemadhi është harbuar e vërsulur për rikthim pushteti, prej të cilit e përzuri Rama, ngaqë mes familjeve “Lalzi” e “Surreli” plasi rivaliteti për pasuri e trafiqe.
Edhe pse Monika, në çdo takim me militantët e mbetur të LSI, po aktron si shpëtimtare e popullit; faktet kanë treguar, se për të nuk është merak lufta kundër korrupsionit, varfërisë e papunësia, por objektivi për të shtuar e mbrojtur pasuritë që ka vjedhur.
Në fakt, Monika është vetëm fasada, sepse “gladiatori” i vërtetë pas logos së LSI, është Ilir Meta, i cili prej 1 muaji ka ngritur “bazën luftarake” në Vlorë; prej nga po kërcënon jo vetëm bandën rivale, por dhe ndërkombëtarët që ia kanë bërë gati “akomodimin” në dhomat e Reçit.
Qarku Vlorë, me 3 porte e 50 kilometër vijë bregdetare përballë 2 shteteve, i duhet çiftit presidencial, për ta futur e përdorur përsëri nën kontroll, si zonë të lirë.
Ia dinë vlerën Vlorës, sepse prej 22 vitesh në pushtetet e PS-PD si kryeministër e numri 2 i çdo kabineti, Meta-Kryemadhi kanë bërë trafiqe me “të fortë”, kryepolicë, ministra, drejtorë e deputetë të LSI që kanë emëruar atje.
Gjithçka po thotë e rrëfen Monika në këtë fushatë elektorale, madje dhe puthjen e parë me Ilir Metën në tualetin e PS; por nuk i tregon shqiptarëve, thasët e milionave që i sollën Ilir Metës, për firmat e hedhura si kryeministër.
Monika nuk po u tregon shqiptarëve, se sa milionë USD siguronte me trafikun e kokainës, që transportonte me karrocën e fëmijës, me makinat e policisë, ushtrisë, të Posta Shqiptare e auto-ambulancave, pa u prekur nga policia sepse ishte zonja e parë kryeministrore.
Karriera zyrtare e Monika Kryemadhit, ka nisur në tetor 1997, si inspektore mjedisi në Tiranë; për t’u bërë më 2001, deputete e zonës kombinat, ku me fuqinë e burrit kryeministër, zhvati 6 milionë USD fonde të ujësjellësit të kësaj lagjeje.
Pas rënies së Ilir Metës nga “kali” ku e hipi dhe e fuqizoi Fatos Nano, Monika qëndroi në hije e larg politikës; por jo larg punëve të pista me trafikantë e kriminelë, që ishin rrjeti i mafioz i bashkëshortit Ilir Meta, me fije në ballkan e disa vende të BE, baza e të cilëve ishte në Maqedoni e Mali i Zi.
Deri në vitin 2009, Monika Kryemadhi ka qenë “amvisë” që administronte e menaxhonte miliardat dhe pasuritë e vjedhura nga Ilir Meta e ato të ardhura nga trafiqet.
Një pjesë të tyre, ajo e bëri pasuri ndërtim pallate, vila, biznese guroreje, HEC-e, restorante, hotele, resorte në vendet fqinjë e deri rezidenca banimi në Londër, për 3 fëmijët që i jetojnë atje.
Për Monikën, 4 vitet e pushtetit me Sali Berishën, ishin rikthimi në “hambarin” e milionave me afera korrupsioni, koncesione, punësime, licenca, leje ndërtimi e trafiqe kokaine.
Ndërsa në 4 vite pushtet me “rilindjen”, Monika Kryemadhi arriti rekord “super-prodhimi” miliardash, aq sa babëzia e harboi dhe iu vërsul ortakut Rama, për t’i marrë Ministrinë e Brendshme, si mundësi për të ri-hapur kanalet e vjetra të trafiqeve.
Prej 2 vitesh, Monika nuk është më pjesë e tepsisë, por po lufton egërsisht për t’u bërë pjesë e saj me PD apo me PS qoftë, siç ka vepruar 2 herë më 2009 e 2013; mjafton të ketë pushtet për të shpëtuar nga drejtësia e për të shtuar pasuri./Pamfleti