Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e pranishme në emisionin ‘Open’ ka debatuar ashpër me moderatoren e këtij emisioni Eni Vasili. “Edhe pse je e pandershme në emision të kam ardhur”, i ka thënë Kryemadhi gazetares Vasili.
Monika Kryemadhi: Bëni propagandën e Edi Ramës
Eni Vasili: Është budallallëk me brirë. Sa herë ju kam ftuar gjatë gjithë këtyre ditëve
Monika Kryemadhi: Sa e ndershme je ti ndaj këtyre ftesave?
Eni Vasili: Të dalë Basha që të thotë sa herë e kam ftuar? Pse quhet qokë kur ju nuk vini? Më thuaj pse nuk jam e ndershme?
Monika Kryemadhi: Nuk je e ndershme në parim
Eni Vasili: Po pse pra? Ne gazetarët dalim fajtorë. Si akuzon ti?