Monika Kryemadhi në një debat me ekonomistin Besard Kadian ka folur si rrallë herë më parë për pasurinë e saj.
Në fjalën e saj në emisionin “Open”, Kryemadhi i tha Kadias, se çdo pasuri të saj e kishte me djersë pasi ishte hetuar nga çdo kryeministër i vendit pas rrëzimit të diktaturës.
“Kam çdo gjë me djersë. Fatos Nano, Sali Berisha, Edi Rama kanë hetuar ata mos ki merak ti. I kam kaluar të gjithë unë këta. Më kanë hetuar çdo fije floku. Sepse e kam trasghëgim nga babai, ish brigadier në fermë në sektorin e Perim Patateve, i persekutuar sepse e kanë hequr katër herë nga partia”
Dy partitë e kryesore ia kanë bërë shqiptarëve: Në ato maja rripa-rripa, njëherë ma hipe, njëherë ta hipa,”-tha Kryemadhi.