Ashtu siç është bërë tashmë rutinë e ditëve të martë, ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, Kryemadhi nuk ka kursyer ironinë ndaj institucionit të akuzës, duke shfrytëzuar edhe detajet infrastrukturore të godinës për të thumbuar prokurorët.
Ndërsa kalonte përmes rrethimit metalik në hyrje të prokurorisë, Kryemadhi u ndal për një prononcim të shkurtër para mediave.
“I kanë vendosur këto hekura që, kur të dalin politikanët nga prokuroria, prokurorët të mburren e të thonë: ‘Ja, i kemi vënë në hekura’!”
Pavarësisht toneve sportive dhe batutave me gazetarët, situata juridike mbetet serioze. Kryemadhi po hetohet nga SPAK për tri vepra të rënda penale.




