Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi komentoi atë që po ndodh në PD.
Kryemadhi theksoi se Basha është sot jashtë linjës politike opozitare, duke shtuar se PD pas 25 prillit është kthyer thjesht në asgjë.
“PD pas 25 prillit më duket asgjë, iu ngul thikë pas shpine LSI-së. Ngjarjet në PD lënë shumë për të dëshiruar. Duhet të kuptojmë se ngjarjet në Partinë Demokratike reflektohen edhe në PS, edhe në LSI, kudo në segmente të politikës shqiptare.
Duke u marrë me këtë çështje, askush nuk po merret me korrupsionin në qeveri, që është galopant. Lulzim Basha ndoshta sillet kështu sepse ka siguri nga ana e qeverisë.
Basha nuk përfaqëson vullnetmbajtësit dhe ndaj nuk është më politikan. Basha nuk më duket i fuqishëm, është jashtë linjës politike opozitare”, deklaroi Kryemadhi.