Protesta e opozitës është në përgatitjet e fundit të saj, që ditën e shtunë të jetë në dimensionin dinjitoz të një proteste opozitare. Gjithçka është normale në këto përgatitje. Që nga rënia kryq e tërthor Shqipërisë për të garantuar pjesëmarrje. Eshtë në të drejtën e opozitës që mesazhin ta japë dhe përmes numrave në shesh përballë atij që proteston.
Në rastin konkret përballë reformës në Drejtësi dhe partnerëve amerikanë e europianë. Eshtë në drejtën e saj që këtë mesazh përmes numrave ta japë dhe për qytetarët e pavendosur që të orientohen dhe ata kundër perëndimorëve dhe në mbështetje të opozitës. Kuptohet se përpos këtyre mesazheve përmes numrave është dhe mesazhi që përcjellin liderët, besueshmëria në ato që thonë, serioziteti për atë që thonë dhe të gjitha këto janë një konglomerat elementësh që çdo opozitë i përdor. Deri këtu gjithçka në rregull, shtuar dhe gjuhën e ashpër të përdorur ndaj qeverisë, që ka nisur dhe Basha, ndërkohë që Kryemadhi, kryetare e LSI dhe bashkëshorte e Presidentit Ilir Meta ka kohë që e ka tejkaluar.
Madje Mona deklaroi mbrëmë në një emision televiziv se do të tërheqë më 27 janar zvarrë kryeministrin Edi Rama. Nuk bëhet fjalë për individin Edi Rama. Duke paralajmëruar në këtë mënyrë dhunë të mundshme në protestën e nesërme të opozitës. Të gjithë ishin të habitur se nga buroi ky guxim i Monika Kryemadhit. E cila ishte mjaftuar deri më tani me akuza kundër kryeministrit në planin personal por dhe në planin institucional, por që ishin larg kërcënimeve.
Mësohet se mbrëmë, Monika Kryemadhi ka pasur një takim në një nga shtëpitë e saj në kryeqytet me disa nga eksponentët më kriminalë që e kanë mbështetur dhe e ndjekin pas gjatë tërë fushatave elektorale. Mësohet se të përzgjedhur me kujdes nga grupet kriminale të qarkut të Lezhës, Elbasanit dhe Tiranës, theksojmë ata të Skraparit dhe Beratit kanë refuzuar ta mbështesin, kanë diskutuar mbrëmë mundësinë e degradimit të protestës në dhunë për të garantuar një përplasje me forcat e sigurisë, të Gardës dhe të policisë në bulevardin qëndror të kryeqytetit.
Janë diskutuar të gjitha variantet, ku burimet saktësojnë se goditja me sende të forta dhe me tymuese deri molotov e forcave të rëndit dhe në xhamat e institucioneve është më e pakta. Mësohet se mund të ketë dhe probleme të tjera, që mund të shkaktojnë dhe humbje jete dhe në të gjitha rastet, do të tentohet të fajësohet policia, Garda dhe forcat e tjera të zbatimit të ligjit.
Mbrëmë Monika ka diskutuar variantet, ndërkohë që sonte do të diskutohet gjithë skenari i plotë. Burimi brenda LSI, i cili ka vënë në dijeni dhe organet ligjzbatuese për një përgatitje të tillë, saktëson se sonte është lënë dhe për një mbledhje të dytë në orët e vona të natës mes Monikës dhe këtyre njerëzve të krimit, për të saktësuar skenarin e plotë të të gjithë këtyre tentativave për të sajuar dhunë në protestën e nesërme. Thjeshtë dhe vetëm për të përfshirë dhe turmën në nxehtësi e sipër në këtë skenar dhune dhe për të fajësuar organet ligjzbatuese dhe qeverinë se ishin ata që provokuan.
Nga ana tjetër gjithçka është bërë jashtë komunikimit me kreun e PD Lulzim Basha, por kanë marrë miratimin e ish kryeministrit Sali Berisha që ka afruar dhe ky potencialin e vet kriminal në shërbim të dhunës. Por që do të jenë thjeshtë në mbështetje të “skalioneve” të Monikës.
Mësohet se organet ligjzbatuese kanë marrë të gjitha masat për të parandaluar çdo tentativë për dhunë dhe do të neutralizojnë të gjithë përpjekjet për një skenar të tillë. Madje ka dhe emrat e elementëve kriminalë që pritet të shkaktojnë probleme, dhe bashkë dhe me SHISH do të përpiqen ti neutralizojnë që në në gjenezë të fillimit të veprimit të dhunshëm.
Nga ana tjetër udhëzimi është i qartë për policinë, Gardën dhe organet e tjera ligjzbatuese, nuk do të bien pre e provokimeve të njerëzve të krimit brenda protestës./Pamfleti.com