Gazetarja Esiona Konomi ka reaguar përmes një statusi në “Facebook” lidhur me atë ç’ka po ndodh në qarkun e Beratit sa i përket listës së deputetëve të PD-së.
Esiona, ashtu sikurse edhe mediat, denoncon praktikën e ndjekur nga PD ku dy kandidatet femra, Monika Qosja dhe Juvina Jani, po i hapin rrugë biznesmenit Astrit Veliaj që të marrë postin e deputetit.
Ndërkohë që Basha akuzonte Ramën dikur për zgjedhjen e Nokës deputet kishte detyruar dy zonjat Merjeme Delishi dhe Mirela Neli të jepnin dorëheqje, po sot a ka gjë për të thënë për rastin Veliaj”?, shkruan Esiona.
Statusi i plotë:
Lulzim Basha për disa vite rresht bëri opozitë duke denoncuar “aktin e rëndë kriminal” që sipas tij kishte ndodhur në Lezhë, ku Arben Ndoka “kishte marrë peng, i kishte kërcënuar, i kishte blerë”, dy zonjat Merjeme Delishi dhe Mirela Neli, në mënyrë që mandati i deputetit të kalonte tek z. Ndoka.
Po sot, që brenda partisë së tij, dy zonja Monika Qosja dhe Juvina Jani, po i hapin rrugë biznesmenit Astrit Veliaj, a ka gjë për të thënë Basha?
A ka ai instrumente për të na garantuar se pushteti financiar, a në mos më keq ai kriminal, nuk i ka detyruar zonjat të hapin rrugë?
Të paktën pikëpyetja është legjitime. /G.Gj/Lexo.al/