Monika Kyemadhi thotë se avantazhi pozitiv i dakordësimit me mazhorancën për Reformën Zgjedhore, është se marrëveshja nxori zbuluar Ramën dhe PS-në.
“Avantazhi pozitiv i asaj dakordësie është se nxorri zbuluar kryeministrin dhe PS. Se tregoi se donte të kapte procesin me administratën e tij.
Pastaj u tërhoq dhe tha meqë nuk e pranoni administratën time do kthehemi të komisionet e mëparshme”, tha Kryemadhi në Real Story.
Gjithashtu, kryetarja e LSI tha se në një farë mënyrë fitorja e opozitës në zgjedhjet e ardhshme është e sigurt sepse popullariteti kundër Rilindjes është i madh.
“Për mua edhe sikur Rama dhe Taulant Balla t’i numërojnë votat, popullariteti kundër rilindjes është aq i madh sa çdo lloj mekanizmi që mund të përdoret do ta bëj të pamundur përkthimin ndryshe të rezultatit në kutinë e votimit” .
Mirëpo e vërteta është krejt tjetër, jo vetëm për Monikën që shikon ëndërra me pushtet pas të ardhmes së pasigurtë familjare, nëse do ketë vërtet drejtësi, por për gjithe shpuren e rrjeshtuar në llogoren e rrugës, që nuk kanë asnjë shans të rikthehen në ato karrige pushteti.
Gjithashtu është për të ardhur keq kur kupton se lumin e sharjeve dhge të fyerjeve nga qytetarë në çdo dalje të saj, bashkëshortit të saj dhe përfaqësuesve të tyre, MOnika e lexon si përkrahje dhe dashuri. /Ekskluzive.al