• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, October 10, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Monika si Makbethi!

January 18, 2019
in Aktualitet, Blog

Nga Ilirjan Blloshmi

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së, bashkëshortja e presidentit, shefja e Tit Vasilit, paska thënë se është kërcënuar nga krimi!

Nga kush krim është kërcënuar Monika? Kjo është pyetja që ju vjen në mend gjithë shqiptarëve. Aq shumë e do pushtetin çifti Meta-Kryemadhi, sa nuk e kanë për problem që të përdorin fëmijet e tyre.

Kur shikon Monikën që flet si e “kërcënuar” nga krimi, çon jo vetëm njeriun, por dhe politikën drejt një çmendurie halucinacionesh, siç ndodh me Makbethin e Shekspirit.

Të gjithë ne jemi pjesë e akropolit të sehirxhinjëve. Bëjmë sehir një jetë të tërë, që ngadalë vetëvritet në mbeturina.

Jemi pjesë e asaj që gëlqerja e bardhë e gënjeshtarëve nuk e mbulon dot. Shumëkush preferon ikjen, më mirë se sa përgjakjen e buzëve me zgërdhirje e ngërdheshje falso, iluzion pas iluzioni e zhgënjim pas zhgënjimi.

Kur dëgjon Monikën që flet ashtu, rreket njeriu i shkretë të sjellë ndërmend ndonjë personazh kriminal, qoftë nga historia, qoftë nga literatura artistike, për ta krahasuar me Monikën.

Mirëpo, vërtet ndodhesh në vështirësi, pasi të gjithë personazhet kriminale që të vinë në mendje, pendohen.

Mendon “Vëllezërit Karamazov” të Dostojevskit apo “Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar” të Markezit, por personazhet që kishin kryer krime, pendoheshin.

Njeriu i shkretë është në kërkim të një personazhi që nuk pendohet dhe megjithëse me disa ndryshime, mendja të shkon tek Makbethi i Shekspirit, megjithëse ky i fundit në fillim të aventurës së krimeve të tij kishte tendenca pendese.

Ndërkohë që “pendesa” është kusht bazik dhe i pazëvendësueshëm për pranimin e krimit dhe marrjen e përgjegjësisë për të, është një ndjenjë e fortë dhimbjeje për atë që ka ndodhur e që lidhet me përgjegjësinë direkte të personit që provon pendesën.

Monika në këtë kontekst, përbën një rast krejt sui generis. Është vetë Monika që me këtë rast mohon vetveten, mohon vjedhjet, korrupsionin, maskarallikun, dobiçllikun, genjeshtrën, që ajo dhe LSI kanë bërë gjithë kohën që kanë qenë në pushtet.

Dhe përballë këtij vizioni cinik të Monikës makbethiane, duhet të kujtojmë shpirtrat e mijëra viktimave të pafajshme që thërrasin drejtësi dhe që më së miri e përfaqësojnë këto fjalë të Ledi Makdafit, para se të vritej nga ushtarët e Makbethit: “Unë jam në këtë botë të poshtër e të ulët, ku e keqja lavdërohet dhe e mira shpesh konsiderohet si marrëzi e rrezikshme”.

Next Post

Melodrama e Kryemadhit në ‘Open’: Komenti i qytetares që ka "blinduar" rrjetet

"Të mbante Genti me lekë, si do ja bësh tani?" Jonida Maliqi: Është e vështirë, ma qajnë hallin

U kap me video duke ngacmuar vartësen, Basha e fut në kryesinë e PD ish-punonjësin e SHIK-ut dhe truprojën e Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved