Nga Anri Bala
Të flas opozita apo të hesht?! Ju thoni të mos flas?! Kjo ishte pyetja e gazetares, që çuditërisht për herë të parë, ishte e tensionuar dhe e çorientuar në emisionin e saj. Në të vërtet, opozita duhet të flas më shumë se pozita. Por ama të flas, e jo të leh! Duhet të flas për ato që duam ne të flas dhe jo për ato që do ajo dhe të gjithë ata humbësa karrigesh e pinjollë të vegjël mediokër, shërbëtor të përulur dhe pagatorë të partisë.
Duhet të flas, por në fakt nuk flet! Opozita po pëllet pa thënë asgjë dhe po i’a shtron me lule qeverisë rrugën e pushtetit. Duhet të zgjedh njerëz që ta drejtojnë dhe që kanë moralin, të drejtën dhe tagrin për të folur, sepse nuk është aspak normale, por tejet tallëse, të kërkosh me gojën e një ish-Ministri të Brendshëm si Lul Basha luftën ndaj kanabisit, që po zhvillohet çdo ditë. Si mundet të quhet opozitë ajo që guxon dhe qan, se përse nuk e pastroni ju malin e krimit që ua lam peshqesh ne?!
A ka shqiptarë që mund të besoi, se do ta luftoi drogën njeriu që e krijoi dhe nuk guxoi as të pinte një kafe në Lazarat, pa marrë “vizë” tek padrinot nëpërmjet konsullit Dasho. Qeveri antimafia duhej vetëm në kohën e tij, të Mulit dhe të Nishanit, kur lejuan të krijohej një shtet brenda shtetit, Lazarati, i vetëm sipas BE-së dhe antimafias italiane, gjeneronte 6 miliard euro drogë në vit, pa llogaritur miliona të tjera në Dukagjin, Malësi e Madhe, Fushë-Krujë, Vlorë, Sarandë dhe gjithë Shqipërinë.
Mafia është klan, organizatë, grupim mes miqsh, shokësh, farefisi dhe njerëzish të betuar, ashtu siç ishte organizata “Lazarat”, e cila arriti deri në atë pikë sa të futej në konflikt të armatosur me shtetin… kur erdhi shteti. Mafia është shtet dhe kjo u realizua falë Berishës, i cili ka pranuar dhe sqaruar se përse e lejoi krijimin e tij.
Çdo qytetar me mend në kokë, do të pyeste: Cilin shtet mund të na ofroi Basha?! Atë që krijoi Berisha, atë që lulëzoi dhe na e la Luli, apo atë që imagjinon ai?!
Dërdëllisjet papagalleske nuk quhen opozitë, por frikë. Opozita që dërdëllit për rrëzim qeverish dhe ndërrim karigesh, duhet të mendohet mirë kur flet, sepse duhet të na bind, se çfarë është më keq nga të “mirat” që na la ajo.
A mund të na thotë dikush, nëse ekziston qytet në vend, që një ministër i brendshëm nuk mund ta vizitoi pa marrë leje nga trafikantët?! A ka burrë nëne, që mund të ndërtoi pa leje?! A ka ngelur ndonjë qytetar që mund të vjedh drita?! A shikoni gjëkundi policë 5 mijë leksh që nuk di të shkruaj fletën e gjobës? A e dini sa është punësimi real pas disa vitesh luftë kundër informalitetit dhe punës në të “zezë”? Pyll pa derra nuk ka, por jo pyll vetëm me derra të pa nginjur!
A janë varfëruar shqiptarët, apo sot jetojnë më mirë se dje? Këtë duhet ta thonë ato dhe jo ju, sepse përrallat e emigrimit janë bajate. Shqiptarët do emigrojnë, sikurse italianët, grekët, gjermanët, turqit dhe të gjithë kombet dhe njerëzit që aspirojnë për një jetë më të mirë, se sa ajo që bëhet në vendet ku u ka rënë fati të lindin.
Por shqiptarët kërkojnë të emigrojnë të ligjshëm dhe Europa të jet shtëpia e tyre e re! E këtë ju nuk e dëshironi, sepse nëse ndodh shpejt, ju nuk keni as një shpresë të mbijetoni, sepse nuk keni me çfarë të ushqeni mendjet e çoroditura që ju dëgjojnë dhe gojët e llapsave që iu përkrahin, jo se ju duan, por se urrejnë Ramën. Do ishte mirë të urrenin qeverinë dhe jo Ramën, sepse vërtetë do ishte opozitarizëm lufta ndaj qeverisë.
Është e logjikshme, se as një qeveri nuk është e përkryer dhe nuk mund të jetë e përzgjedhura e qytetarëve. Edhe qeveria më perfekte do krijonte opozitarizëm e të pakënaqur kudo, por morali juaj opozitarë e bënë qeverinë “më të dashur në botë”! A e dini pse?! Sepse ju nuk keni moral! Sepse ju bëni opozitë me poshtërsitë tuaja që ju dënuan dhe i kërkoni llogari pozitës, pse nuk i pastroni dhe i rregulloni llumin dhe kanalet e ujrave të zeza që latë vetë?!
Vërtet një hajdut i majmur me emrin Lul, mund të vajtoi dhe t’i dhimbset skamja e mundimi i “Lulave të Vocërr”?! Nuk besoj, se shpreson dhe beson kush, se pa punuar asnjë ditë, mund të gdhihesh milioner, vetëm se ke qenë etaloni i poshtërsisë?!
Kush e ndalon opozitën të flas, bile edhe të shpif? Kur nuk ke çfarë të thuash, mund edhe të gënjesh, por jo aq trash. Nuk bëhesh dot ëngjëll, vetëm pse ke veshur rrobën e moralit, e kur bënë sikur harron, se sapo ke dal nga bordello ku punove me vite.
Opozita nuk është shtëpia e llampave të kuqe të Amsterdamit, që kushdo që ka lek dhe i bie rruga, mund t’i fusi një “tegel” për të shfryrë epshet, e pse jo dhe inatin ndaj gruas që tashmë nuk i’a varë më. Kështu po e konsiderojnë moralistët opozitarë pa moral. Ndaj urgjentisht duhet të kuptojmë, se opozita duhet të jetë shtëpia e moralit, shtëpia e Zotit, për ata që kanë humbur shpresën!/Tellalli