Këshilli i Atlantikut ka uruar fitoren e PS dhe kryeministrit Edi Rama duke marrë mandatin e drejtë.
Urimi për fitoren e PS në zgjedhjet e 25 prillit, Këshilli i Atlantikut e cilëson si një arritje të paprecedent në historinë e Shqipërisë, ku asnjë parti nuk ka mundur ta sigurojë gjatë historisë së pluralizmit në vendin tonë, ndërsa thekson vijimin e bashkëpunimit për të mbështetur demokracinë dhe për të çuar përpara integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Urime për Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama për fitimin e një mandati të tretë të paprecedentë. Ekipi i ACEurope dhe Balkans Forward mezi pret që të punojë me qeverinë dhe opozitën për të thelluar aleancën tonë, për të mbështetur prosperitetin dhe demokracinë e Shqipërisë dhe për të çuar përpara integrimin rajonal dhe pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, thuhet në urimin e Këshillit të Atlantikut.