Për analistin Frrok Çupi, dyshes Berisha-Meta u ka mbaruar “vaji i kandilit” dhe nuk kanë asnjë kapacitet për t’i shkaktuar “trauma vendit”.
I pranishëm në studion e ABC News, Çupi u shpreh se ata po tentojnë të dalin nga demokracia e ligjit dhe në vend të kësaj po përdorin presionin e forcës për të arritur kërkesat e tyre.
“E tëra po ndodh që është në pyetje demokracia, Berisha dhe Meta e kanë mbaruar vajin e kandilit. Nuk kanë kapacitet për ti shkaktuar trauma vendit, as për të shkatërruar marrëdhëniet me SHBA, por problemi vjen këtu, është se këta po tentojnë të dalin nga demokracia e ligjit dhe po tentojnë që ta nxjerin nga demokracia moderne dhe ta çojnë te demokracia parapolitike.
Ligjin këta e konsiderojnë shkaktar të konfliktit, gjë që është e kundërta. E tentojnë demokracinë të importuar, e tentojnë përmes mënyrave të fiseve. Ajo që po ndodh mes nesh, është një gjë që nuk na jep shumë krenari. Ne kërkojmë demokracinë të importuar, por nuk e pranojmë kur vjen”, tha ai.
Ai denoncoi se ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ka kërcënuar një anëtare të KQZ-së sa i takon njohjes së grupimit të Berishës si PD zyrtare, në kohën kur deri tani Enkelejd Alibeaj njihet nga KQZ-ja si kreu i PD-së.
“Mos luaj me zjarrin! Një anëtare e KQZ-së është kërcënuar nga ish-deputetja e PD, Hajdari më duket”, tha ai.