Edhe pak orë na ndajnë nga protesta e ditës së nesërme e thirrur dhe e pompuar nga opozita e hajdutëve dhe e vrasësve si Lulzim Basha, Sali Berisha, Monika kryemadhi dhe gjithë sorllopi i tyre, që tallen me një tufë hallexhijsh që kanë problem krejt të ndryshme nga ato të tyret.
Madje një nga figurat më të errta të demokracisë shkatërruesi i PD, hajduti i milionave dhe urdhëruesi i ekzekutimit të katër qyetetarëve Lulzim Basha me anë të një postimi në rrejtin social Facebook iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të ngrihen në protestë dhe të marrin fatin e tyre në dorë, për t’ia dorëzuar atij dhe grupin që ai përfaqëson, bandës që e ka tmerruar reforma në drejtësi, e që po bëjnë ç’është e mundur për ta penguar.
Ja postimi i plotë i delirantit:
Shqiptarët do të vijnë të bashkuar dhe të vendosur nesër në Tiranë! 16 shkurti është dita kur një popull që është vjedhur, është tradhëtuar, është poshtëruar nga një klikë që e varfëron përditë, ngrihet të marre në dorë fatet e tij si cdo popull Europian.
Në Europë ku duam të shkojmë, kur qeveria kapet duke vjedhur, ndëshkohet qeveria, IKIN HAJDUTET NË BURG! Nuk VUAN populli!
Përgjegjësia për cdo pengesë që i bëhet të drejtës së shqiptarëve për të protestuar kundër pushtetit të vjedhur me votat e krimit do bjerë e gjitha mbi këtë qeveri hajdute dhe kryehajdutin e saj! Sovrani në Republikën e Shqipërisë është populli shqiptar!/Ekskluzive.al