“Njihem si i pari, erdha me Ferrari”, kjo është një nga frazat më të pëlqyera nga këngët e Noizy-t, por kjo nuk ka mbetur thjeshtë varg kënge për të.
Ai është një nga reperat më të suksesshëm në vendin tonë dhe jo vetëm dhe e gjitha kjo falë punës së lodhshme nga ana e tij prej disa vitesh.
Noizy i ka bërë një lojë paksa të frikshme nënës së tij ditën e djeshme në Ferratin e tij. Ai ka hapur një video live në Instagram, ku nëna e tij edhe pse qesh i kërkon të ulë shpejtësinë.
Noizy dëgjohet në video teksa qesh me të madhe, edhe pse nëna e tij nuk duket shumë e qetë.
Ai dëgjohet teksa i thotë të birit: “Eeeeej… uaaa po e prish makinën! Je në terezi ti ore se na e çove tensionin… Në hipsha më me ty unë… Kështu bëhet e keqja për Zotin! Uaaaaaa… o Rigeeeels mooooos… Ç’më bëre sot ti mua”.