Deputeti Nard Ndoka ka rrëfyer se do të botojë jetëshkrimin e tij.
Teksa ndodhej me pushime në Drymades, për Abc News Ndoka tha se ka nisur të shkruajë faqet e para.
Gazetarja: E ke menduar ndonjëherë të shkruash një biografi për jetën tënde?
Nard Ndoka: Për çdo njeri që ka pasur një rol, jam disa herë i zgjedhur në parlamentin e Shqipërisë, kam drejtuar Ministrinë e Shëndetësisë, janë disa gjëra që mendoj se i kam bërë mirë, pse të mos jenë të shkruajtura diku, qoftë edhe si dokument familjar.
Kam shkruar faqet e para. Mendja është gjë e madhe, librat ta pasurojnë.