Në dosjen e SPAK për Belinda Ballukun tregohet se si ministrja udhëzonte Berberin që të përjashtonte nga tenderët kompanitë që nuk i “pëlqenin”. Në një komunikim të datës 28 tetor 2021, ministrja i kërkon drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberit, që firma e konsulencës “Civil Cons”, e lidhur sipas saj me deputetin demokrat Lefter Gështenja, të mos marrë më asnjë punë në territorin e Shqipërisë. “Mos ta shoh të marrë tjetër punë në Republikën e Shqipërisë”, urdhëron Balluku, ndërsa Berberi i përgjigjet se “është e lehtë”.
Pjesë nga dosja
Në datën 28.10.2021, në orën 12:44, në aplikacionin “ËhatsApp”, shtetasja Belinda Balluku i përcjellë (forëarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin “Civil Cons”. Në orën 12:44, Evis Berberi: “?”. Në orën 12:44, Belinda Balluku i përcjellë (forëarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin “Ka dhe nje firme konsulence per projektim supervizim me korab alikon. Jane supervizor tek porto romanо”. Në orën 12:45, Evis Berberi: “Po jane te Porto romano”. Në orën 12:45, Belinda Balluku: “Kte e ka Lefter Geshtenja, deputet I librazhdit I PD”.
Në orën 12:46, Evis Berberi: “Ok”. Më pas, në orën 12:48, në aplikacionin “Signal Private Messenger”, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin “Urgjente apo ne te ardhmen?”. Në orën 12:50, Belinda Balluku: “Jo, jo po mos ta shoh te marr tjeter pune ne rep e shqiperise”. Në orën 12:50, Evis Berberi: “Eshte e lehte”.
Administratori i kompanisë në fjalë rezulton Korab Aliko, ndërsa ortak Rezart Haxhiu. Ortakët themelues të kësaj kompanie, me objekt të veprimtarisë studim dhe projektim të ndërtimeve të ndryshme, janë Korab Aliko dhe Lefter Gështenja me 50% të kapitalit secili. Por, në vitin 2019 Gështenja është larguar nga drejtimi i kompanisë duke i dhuruar aksionet.






