Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Tiranë, Brisida Shehaj, tha se kreu i Partisë Demokratike në ikje, Lulzim Basha është për në burg. Shehaj e quajti Bashën idiot dhe një këmbë që mban karrigen e Edi Ramës.
Shehaj tha se ish-kryeministri Sali Berisha do të gjejë rrugën e tij dhe rrugën e Partisë Demokratike shumë shpejt, ndërsa në selinë blu sipas saj do të mbetet vetëm Enkelejd Alibeaj, pasi Basha do të ikë.
“Nuk ka për të marrë Basha asnjë post, Basha është për burg, dhe këtij i duhet një llojë mburoje. Hodhi ky idioti që quhet Lulzim Basha një gur dhe ne po i rendim gurit. Basha ka mbaruar punë. Mos t’i këndojmë dhe ndonjë këngë tani. Bashës po i ngeli Gazi me Enkelejdin mirë e kanë, të bëjnë çfarë të duan,”-tha Shehaj.