• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, October 9, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Mos u besoni atdhetarëve të rrejshëm! Janë maskarenj të zakonshëm…

October 5, 2025
in Blog

Nga Salajdin Salihu

Mos u besoni atdhetarëve të rrejshëm!

Ata janë maskarenj të zakonshëm.

Ata fshehin thikën që ngulet në shpinë pas një përkëdhelje.

Rri larg sepse je mjeti i qëllimit të tyre!

Të marrin në qafë dhe të njollosin.

Çmimin e ligësisë së tyre gjithmonë ti do ta paguash.

Ata janë atdhetarë me pagesë.

Rri larg atyre që përmendin shpesh fjalët “patriot” e “tradhtar”!

Atdhetari i vërtetë nuk kërkon protagonizëm.

Atdhetari i vërtetë nuk bërtet ta dëgjojë pazari.

Atdhetari i vërtetë punon në heshtje.

Atdhetarit të vërtetë këngën e trimërisë ja këndojnë të tjerët.

Atdhetari i vërtetë është si ajo flutura te tregimi i Attarit, që i afrohet aq shumë zjarrit sa digjet në të.

Atdhetari i vërtetë udhëhiqet sipas kryefjalës së Ismet Totos: “Bota nuk është e atyre që ngrohen, bota është e atyre që digjen”.

Atdhetarët e rrejshëm vetëm të djegin.

Mos u trazoni kur ata u akuzojnë për “mungesë patriotizmi”!

Mos u dëshpëroni kur u quajnë “tradhtar”!

Kanë akuzuar shumë më të ndershëm, më atdhetarë dhe më të paepur se sa ju.

Valëvitësit e flamujve të patriotizmit fshehin diçka.

I akuzojnë të tjerët për mëkatet e tyre.

Kush janë ata që të thirren në emër të gjithë kombit?

Kush ua dha këtë të drejtë?

Kush e bëri kombin pronë të tyre?

Bëni kujdes kur u flasin për projekte madhore kombëtare!

Prapa tyre është një djall që e shtyp sustën.

Kur jeni pranë tyre mos kërkoni të dini shumë!

Mund të zbuloni gjëra që ju rrezikojnë.

Mos u kërkoni mendime për profesionet e tyre!

Nuk kanë asgjë për të thënë.

Krejt çka dinë është valëvitja e flamujve të rrejshëm të patriotizmit.

Bëjnë thirrje për flijim të bijve të huaj.

Ktheni kokën mënjanë kur u flasin për “dhembje krenare”, “për heronj që lindën për të mos vdekur kurrë”, “për ardhmëri të ndritur”!

Ktheni kokën mënjanë kur u flasin për “trimëri” e “dinjitet”.

Atdhetarët e rrejshëm diktohen lehtë.

Rrotullohen te të njëjtat ide e fjali.

Thirren kudo në atdhetari dhe ideale kombëtare.

E bëjnë pronë çdo proces kombëtar.

E instrumentalizojnë çdo betejë.

Të akuzojnë për mungesë trimërie.

Duan me çdo kusht të jenë pjesë e historisë.

E shkruajnë historinë sipas tekave të tyre.

Ata i shihni nëpër tubime folklorike.

I përmendin heronjtë e dëshmorët e kombit ku(r)do.

Hiqen si miq të tyre të dikurshëm.

Nuk e pëlqejnë poezinë e dashurisë.

Nuk pëlqejnë asnjë muzikë, përveç asaj folklorike.

Flamujt e tyre i valëvit një erë e huaj…

*Titulli i origjinalit: “Atdhetarët e rrejshëm”

Next Post

Alfred Lela gjen kandidatin e PD-së, Fatos Lubonjën: Një alternativë kundër Ramës... nga që ulëret nëpër banaqe televizionesh

Hamasi: E pamundur t'i dorëzojmë të gjithë pengjet izraelite brenda 72 orëve

Trump urdhëron dërgimin e 300 trupave të Gardës Kombëtare në Çikago: Krimi në qytet ka dalë jashtë kontrollit!

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved