Të gjithë do dëshironim të kishim një jetë luksoze, të udhëtonim çdo javë, apo të ishim të lumtur në çdo orë të ditës sonë. Natyrisht, kjo duket e pamundur, por jo për personazhet VIP. Nëse shihni rrjetet e tyre sociale do të besoni se për ta jeta është fushë me lule, që nuk kanë asnjë problem, asnjë shqetësim dhe që janë gjithmonë statuja të buzëqeshura. Por sa e vërtet është e gjitha kjo? Edhe ata janë humanë si ne, por le të zbulojmë yjet që janë shtirur për “sytë e botës” dhe janë shfaqur në rrjetet sociale ata që në të vërtet nuk janë në momente të caktuara të jetës së tyre.
Rihanna po kalonte ndoshta periudhën e saj më të keqe në jetë gjatë marrëdhënies me Chris Brown, megjithatë në sytë e publikut këngëtarja shtirej sikur gjithçka ishte për mrekulli. Nisur që nga deklaratat nëpër intervista, apo daljet në publik ku dukeshin tejet të dashuruar, e mbi të gjitha statuset e saj në rrjetet sociale të bënin të besoje se Riri dhe Chris ishin çifti i përkryer. Kjo zgjati derisa këngëtarja përfundoi në spital e rrahur keq nga reperi.
Ata që kanë ndjekur Instagramin e Cara Delevigne, me siguri janë ndjerë ziliqarë nga jeta aktive e modeles së famshme, e cila thuajse çdo ditë postonte foto nga festat e çmendura ku merrte pjesë, apo gjatë shëtitjeve të saj në Londër ku dukej përherë e buzëqeshur. Megjithatë, në fund të vitit që shkoi Cara pranoi se gjithçka ishte shtirje, pasi po kalonte një periudhë depresive. Në deklaratën për “Q&A”, modelja i ka lënë të gjithë pa fjalë kur tha se “nuk donte të jetonte më”.
Është normale që shumëkush nga ne ëndërron të ketë një jetë luksoze, të jetë i rrethuar nga paratë, makinat luksoze, ari dhe veshjet e shtrenjta. Por siç ndodh rëndom asgjë nuk është ashtu siç duket. Të paktën jo në rastin e 50 Cent, i cili në llogarinë e tij të instagram na shiste jetën e tij të luksit, derisa u detyrua të deklaronte falimentin dhe të pranonte publikisht se asgjë nga ato nuk i përkiste, por i kishte marrë borxh për hir të karrierës së tij.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe Kanye West. Pak kohë më parë reperi i dhuroi bashkëshortes së tij një makinë super luksoze, e më pas një unazë që kushtonte miliona dollarë, të gjitha këto i publikoi me krenari në Instagram. Madje ai është fotografuar edhe duke blerë një orë të shtrenjtë. Megjithatë, Kanye u detyrua të kërkonte para borxh, për të shmangur falimentin.
Edhe Gwen Stefani na ka gënjyer për një periudhë të shkurtër kohe. Këngëtarja e famshme kishte nisur procedurat e divorcit nga bashkëshorti i saj Gavin Rossdale, por publikisht shfaqej më e lumtur se kurrë dhe madje edhe në shoqërinë e ish-partnerit të saj që e tradhtoi me dadon. Më vonë, pas lançimit të këngës “Used to love you”, Gwen e pranoi se e kishte vuajtur shumë ndarjen, por që publiku nuk kishte nevojë të përjetonte dhimbjen e saj.