Monika Kryemadhi, e cila aktualisht ndodhet nën hetim nga SPAK, ka ironizuar procesin ndaj saj gjatë prime-it të mbrëmshëm të “Big Brother VIP Albania 5”.
Teksa në studio po diskutohej për akuzat e Inës lidhur me ndërhyrjet estetike të Brikenës, Kryemadhi bëri një krahasim thumbues, duke përmendur hetimet e SPAK-ut ndaj saj.
“Mos mu bëni si ata të SPAK-ut që po gjurmojnë operacionet e mia plastike dhe s’kanë gjetur asgjë. Sa më të bukura dhe sa më të mira të jenë gratë, nuk ka asgjë të keqe. Vetëm botox në tru mos bëni, se ajo nuk ju hyn në punë”, u shpreh Kryemadhi.
Momenti nuk kaloi pa ironi edhe nga moderatori Ledion Liço, i cili reagoi me humor ndaj deklaratës së opinionistes.
“Në rastin tënd, Monika, SPAK-u s’ka çfarë të gjejë, sepse ti je 100% natyrale”, tha Ledioni, duke shkaktuar të qeshura në studio.




