Hyrja e Sali Berishës në ambientet e SPAK, dhuroi dhe disa skena tragji-komike.
Deputetët dhe ish-zyrtarët e Sali Berishës, kanë dalë ta presin atë që në mëngjes dhe sapo mbërriti aty, nga Enno me dy n, tek Tritan Shehu, Luçiano Boçi, Ivi Kaso, Flamur Noka e me radhë, e fërkonin nga shpatullat dhe i jepnin kurajo të mos kishte frikë.
Dukej sikur po e përcillnin në burg, jo sikur po shkonte të jepte dëshmi.
Dhe vetë Berisha, qeshte nga zori, për të mos e dhënë veten se ai, politikani që e nisi me qindra mijëra njerëz në shesh, u katandis me një grup të vogël njerëzish që numëroheshin me gishtat e dorës, që e përcjellin duke qeshur, aty ku po hyre, vështirë se del më pa zinxhirë në duar.