Nga Anri Bala
Policia e Shtetit është kthyer në një strukturë qesharake për të ardhur keq. Nga një fuqi e madhe për mbrojtjen e rendit, ligjit dhe jetën e qytetarëve, ka përfunduar si kompani rojesh private për tu përballur gati çdo ditë me gjthfarë turme maskarenjsh që pretendojnë se janë protestues në shërbim të Kushtetutës.
Mes tyre, më të rrezikshmit janë politikanët sharlatan dhe mediokër, të cilët me karrigen e pushtetit dhe me uniformën e deputetit, dhunojnë dhe poshtërojnë policinë, pasi mendojnë se të mbrosh Kushtetutën është të përdhosësh uniformën ose shtetin. Madje protestat e tyre, këta kllounë i krahasojnë me ato të fermerëve në Gjermani apo jelekverdhëve në Francë. Ndryshimi i vetëm mes tufës së batakçinjëve dhe protestuesve në perëndim, është se këta të fundit janë populli apo shtresat e prekura dhe nuk janë politikanë që u preken vilat e sarajet. Pra asnjë jelekverdhë nuk doli në protestë për vilën e Marine Le Pen, po për rritjen e çmimit të naftës… çmimit të cilit nuk i shtuan kushtet e “qeverisë teknike” dhe të lirimit të liderit të partisë rivale të Emanuel Macron.
Po askund prej protestave ne fjalë nuk u panë politikanë në protestë, që kërkonin mos të provokoheshin nga policia, që rrinte duarkryq e që hante dacka surratit. Njëri prej këtyre “protestuesve” të prekur nga xhepi është deputeti Flamur Noka, i cili sa herë provokohet nga policët që e pret duarkryq, gjen rastin ta marrë me shpulla. Hyrja me dhunë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, duke shtyrë dhe goditur policët se ishte ndaluar Klevis Balliu… dhuna ndaj policëve jashtë sallës së gjyqit, ku po gjykoheshin protestuesit që mbrojnë vilat e politikanëve për të intimiduar përfaqësuesit e drejtësisë… kapja për gryke e punonjësit të gardës dhe shuplaka drejt efektivit të polocisë në mosbindjen e fundit politike, janë disa nga krimet ndaj forcave të rendit të pandëshkuara nga shteti, si një fyerje e rëndë për çdo punonjës policie.
Për të mos qenë vetëm, Muli ka shok një farë Neritan Nallbati, i cili nuk të vret por të shk*rdhen nënën. Këto maskarenj mirë e bëjnë, kur kemi një polici të keqpërdorur dhe pa përkrahje, të lënë në mëshirë të fatit nga politikanë që qelben erë paligjishmërie dhe injorance në sallën e Kuvendit.
Heshtja dhe tulatja e Ministrit të Brendëshëm dhe drejtuesëve të policisë, për të mos kërkuar ndryshimin e ligjit për autoritetin e paprekshmërisë së çdo palaçoje që ka një mandat të dyshimtë deputeti… është bashkëpunim në krim. Gjithkush e di, se prekja e uniformës është goditje ndaj shtetit! Ndaj duhet që frikacakët dhe parveny-t, që drejtojnë policinë duhet të reagojnë ose të dalin me njoftim publik: Mos u vishni policë, nëse nuk pranoni t’iu rrah Muli dhe t’iu shkërdhej Nallbati! /Ekskluzive.al