Kryetarja e LSI ka mbajtur fjalën e saj përpara demokratëve dhe militantëve të saj. Monika dukej shumë e rënduar psikologjikisht, ndooshta sepse pjesëmarrja nuk ka qenë ajo që ajo e Basha patën premtuar e prisnin nga partitë e tyre.
E teksa fliste e shante qeverinë dhe Edi Ramën, Kryemadhi nuk ka ndenjur pa thumbuar as Bashën.
Duke ju referuar marrëveshjes së 17 majit Basha-Rama, por edhe faktit që Basha është politikan që të gënjen edhe kur e pyet për orën (siç është shprehur dikur Meta), Kryemadhi u shpreh se: Nuk ka Lule ( Lul) që e shpëton Edi Ramën.
Ndoshta ishte një lapsus frojdian i Monikës, ose një paralajmërim publik për Bashën, por duket që frika dhe mosbesimi brenda opozitës është i madh./Lexo.al