Petrit Vasali dhe Lulzim Basha por edhe Ilir Meta me spond, nëpërmjet ushtarëve dhe zagarëve të tyre të gjithëllojeve, paralajmërojnë një vjeshte të “vështirë” për qeverinë Rama. Sipas pëllitjeve të tyre, tashmë kushtet janë pjekur dhe ata do e “rrëzojnë” qeverinë, reformën dhe do rikthehen në pushtet me… mosbindje civile.
Kjo tregon, se çfarë njerëzish bëjnë politik në Shqipëri dhe se sa i ulët deri në mediokritet është intelekti i tyre. Kaq pa shkollë është shkollëshumi Vasal Epruveta, sa kërcënon me mosbindje civile dhe shbërjen e Reformës për ta bërë ai dhe Monika, pra ato që janë të tmerruar dhe objekte të saj.
Por asnjë qeveri nuk bie me mosbindje civile, aq më tepër protesta në heshtje ka disa element, që pak kush mund të guxoi t’i bëjë në sistemet ekonomike të 2018, si psh. mospagimi i një takse ose i disa taksave, që nuk kanë asnjë efekt, sepse ka metoda shtrënguese që je i detyruar t’i paguash, siç është futja e tyre ne faturat e dritave ose të ujit. Ti nuk penalizohesh për taksën, por për mospagim të shërbimit. Ky ishte një nga dhjetra rastet. Vasali dhe vasalët, mos vallë ngatërrojnë mosbindjen civile me luftë civile?!/Ekskluzive.al
Por çfarë është mosbindja civile?
Mosbindja civile është një ese e shkruar nga amerikani Henry David Thoreau, e publikuar për herë të parë në vitin 1849. Në këtë ese , Thoreau argumenton se individët nuk duhet të lejojnë qeverinë të sundojnë apo atrofizojnë ndërgjegjen e tyre dhe ajo që ata kanë për detyrë është mospranimi në heshtje i këtyre veprimeve që e bëjnë qeverinë t’i kthejë ata në faktorë të padrejtësisë.
Në shumë raste, forca më e madhe e lëvizjeve popullore është aftësia e tyre për të mos u ndërprerë, shkruan Richard Seymor për “The Guardian”, teksa sjell 5 nga rastet e mosbindjes popullore, që sipas tij ja vlen të kujtohen.
- “Salt March” (Marshimi i Kripës), është ky emri që mori lëvizja e drejtuar Gandi kundër kolonive britanike për të kundërshtuar ligjet e monoplit të kripës, në fillim të Marsit të vitit 1930, duke shkaktuar një valë të mosbindjes civile, në një marshim që kishte për synim prodhimin e kripës dhe transportin e saj, pa paguar taksat. salt and transport it ëithout paying the tax. Sidoqoftë, britanikët e shtypën lëvizjen me forcë duke arrestuar qindra persona, ndërsa lëvizja nuk arriti të gjente edhe mbështetjen e muslimanëve të Indisë.
- Fushata e Extremaduras
Në Extremadura të Spanjës gjatë zgjedhjeve të vitit 1936, kandidatët e frontit popullor kishin premtuar reforma të shpejta mbi tokat. Pa pritur që qeveria të mbante premtimet e saj, fshatarë të papunë filluan të zaptonin pasuri të mëdha duke nisur me 3,000 ferma në provicën e Badajozit, në të cilat u vendosën qindra fshatarë.
- Depresioni i madh
Në kohët e Depresionit të Madh në Amerikën e viteve ’30, punëtorë të fushave të pambukut dhe minerave të qymyrgurit u ngritën në një luftë të dëshpëruar kundër uljes së pagave dhe humbjes së vendeve të punës. Lëvizja u shtri edhe në fabrika, ku punëtorët thjesht qëndronin të ulur dhe refuzonin të lëviznin, si një mënyrë paqësore e të protestuarit.
- Çmontimi i sipërmarrjeve të padëshiruara
Linja e fast food-it McDonalds u mirëprit në shumë vende të Europë, kur nisi të shtrihej në kontinent në vitin 1970. Franca ishte gjithmonë një çështje tjetër. Rrjeti tentoi të hapte një degë në Millau në vitin 1999, duke nxitur reagimin e José Bové, një fermer luftarak, i cili e çmontoi këtë degë bashkë me mbështetësit e tij, pak para se ajo të hapej.
- Mospagimi i taksës së votimit
Momenti më dramatik në fushatën kundër pagimit të taksës së votimit, ka qenë trazira e krijuar në qendër të Londrës në 31 Mars nga më shumë se 200,000 protestues. Policia, në mënyrë shumë të pazakontë, doli në anën e të humburve. Strategjia e protestës ishte rezistimi me çdo kusht, refuzimi i regjistrimit për taksat, kundërshtimi i urdhërave dhe në fund refuzimi i pagesës.
Cilin nga rastet do praktikoje PD dhe LS! ne protestat e paralajmeruara në Shtator dhe a do bindin ndkënd për “mosbindje civile” sipas modelit të tyre?/Ekskluzive.al