Moti i keq bllokoi mesditën e sotme në ishullin e Sazanit 50 turistë mes tyre edhe gazetarë të huaj. Pas udhëtimit drejt Sazanit me anije të vogël turistike, turistët u bllokuan në ishull. Mes turistëve të bllokuar ishin një grup korrespondentësh të agjencive të huaja të lajmeve.
Gazetarët kërkuan ndihmë pranë Forcës së Armatosur pasi dallgët e larta penguan lëvizjen e tyre për disa orë. Anija e Flotës Detare “Iliria” ndërhyri për t’u ardhur në ndihmë 50 turistëve, ndërsa pas shpëtimit është nisur drejt portit të Vlorës me të gjithë turistët në bord, përfshirë dhe disa fëmijë.