Vëllai më i madh i këngëtares milionere, Madonna, duket se së paku këto Krishtlindje do i kalojë në një ambient të ngrohtë.
Anthony Ciccone, 61 vjeç, jetonte në rrugët e Michigan prej shtatë vitesh.
Prej kohësh ai ka pasur probleme me alkoolizmin dhe ka akuzuar të motrën se nuk kujdeset për të.
Megjithatë raportohet se tashmë ai është rikthyer në familje dhe po e merr veten.
Këtë lajm e bëri të ditur vëllai tjetër, Christopher Ciccone, 57 vjeç.
Anthony jetonte poshtë një ure në Michigan, prej nga është edhe 59-vjeçarja Madonna.
Para gjashtë vitesh, Anthony akuzoi familjen e tij se nuk u intereson nëse është i gjallë apo i vdekur.
“Jam zero në sytë e tyre. Jam një turp për ta. Nëse vdes i ngirë, ata ndoshta nuk do interesohen edhe për gjashtë muaj. Babai im do ishte i lumtur nëse do vdisja nga hipotermia, kështu që nuk do shqetësoheshin më për mua”.
Duke folur për këngëtaren, ai tha: “Ajo nuk më ka dashur kurrë, as unë nuk e kam dashur. Nuk e donim njëri-tjetrin”.