Pastruesi rus i parave Alexander Vinnik u ekstradua për në Shtetet e Bashkuara të enjten nga Greqia, ku u arrestua ndërsa ishte në pushime me familjen e tij në vitin 2017.
Sipas mediave greke, operacioni për ekstradimin e 43-vjeçarit, marrëdhëniet financiare të të cilit i dhanë pseudonimin “Mr Bitcoin”, u krye në fshehtësi të madhe dhe ishte në përputhje me një vendim të Gjykatës së Lartë të Greqisë.
Vinnik akuzohet në Shtetet e Bashkuara për pastrimin e 4 miliardë dollarëve nëpërmjet një skeme Bitcoin. Ai i mohon akuzat.
Përpara se të ekstradohej në SHBA, ai u akuzua gjithashtu në Francë për vepra të ngjashme, por u lirua nga akuza për zhvatje dhe pjesëmarrje në një sipërmarrje kriminale, përpara se të kthehej në Greqi në fillim të kësaj jave.
Vinnik ka ankimuar vendimin për ekstradimin e tij në SHBA dhe ka kërkuar që në vend të tij të dërgohet në Rusi, ku, sipas tij, do ketë një gjykim të drejtë.