Gazetari investigativ Artan Hoxha ditën e sotme ka bërë paralajmërime të frikshme në lidhje me situatën kriminale në vend.Teksa ka folur për vrasjen e biznesmenit Guxim Gjuriqi, pak ditë më parë në Tropojë, Artan Hoxha tha se qytetarët i tremben rifillimit të ngjarjeve të viteve më parë në këtë qytet.
“Qytetarët i tremben rifillimit të ngjarjeve. Sot është shumë më e lehtë që me burime financiare me një qitës profesionit të sjellë rikthimin e vrasjeve.”-tha Artan Hoxha, në Abcnews.
Ndërsa për vrasjen në Rrëshen, Artan Hoxha tha:
“Ajo që më bën të dridhem është mënyra si është realizuar vrasja. Saktësia është e tipit kirurgjikale. Është një ngjarje në qendër të një qyteti të vogël ku është kollaj të shikosh kush hyn e kush del, në një vend ku ka shumë njerëz, mund të kishte edhe viktima të tjera. Por mënyra sesi është realizuar krimi, distanca, arma dhe saktësia është e frikshme”.