Këngëtari i muzikës tallava, Muharrem Ahmeti, po kalon një moment aspak të mirë me shëndetin.
Këtë gjë e ka bërë me dije një miku i tij violinist, me emrin Kristjan Xhaferaj.
Duke publikuar një foto të tyre, ai shkruan se, “Përshëndetje të gjithëve shokëve, kolegëve të vëllait tonë, Muharrem Ahmeti është në pamundësi ti përgjigjet çdo njeriut prej jush kam mbi 700 telefonata.
Vërtet ka kaluar një gjendje të rëndë shëndetësore por është shëndosh. I lutem të gjithë atyre që postojnë gjëra jo të vërteta ti fshijnë sepse nuk janë të vërteta. Vëllai jonë ka nevojë për lutjet tona që gjendja e tij të bëhet më mirë”.
Këngëtari ka pësuar një sulm në zemër dhe për rrjedhojë gjendja e tij nuk paraqitet e mirë.