Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka qenë këtë të hënë në Parlament, për të raportuar për punën e institucionit të tij.
Dhe kuptohet, prezenca e tij nuk mund të kalonte në heshtje, sidomos nga deputetët militant të Sali Berishës, që e konsiderojnë atë si armik.
Flamur Noka i cili ka guxim megjithse është nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe fshehje të ardhurash u lëshua drejt foltores kur fliste ai, a thua kishte përballë ndonjë gardist.
Natyrisht që Muli e di mirë kush është SPAK, por ai nuk pyet për veten e tij që po i vjen rrotull burgi, por ka hallin e kryehajdutit që i dha mundësin të vidhte, jo 400 milion sa donte ai po gjysmat, ndaj ulëriste: Na liro Berishën me fantazmën në gjoks, që po i tremb gruan e fëmijët çdo natë në shtëpi!