Sot Zeni.TV ka lajmëruar se nesër do të ketë intervistë me Ben Ahmetaj rreth aferës së inceneratorëve.
Por shumicën e njoftimit e mbush oferta e marketingut që shoqëron njoftimin, pasi konsiderohet intervistë me shikueshmëri të lartë dhe televizioni ka bërë oferta marketingu.
Muli thirri Lelon t’i hidhte një sy listës së biznesmenëve që do ofronin paketat e tyre të marketingut në këtë intervistë.
-Kjo ka shumë rëndësi, tha Muli.
Nuk është thjeshtë punë lekësh, se tani lekët e Zeni.TV janë dhe lekët tona.
Puna është tek guximi dhe sfida ndaj Edi Ramës dhe Erion Veliaj.
Ata biznesmenë që reklamojnë brenda asaj interviste janë njerëzit që na duhen vërtetë.
Keep Watching
00:00/00:00
-Nuk mendoj se ata e shikojnë me këtë sy.
Ata mund të mendojnë se janë duke kompensuar Zenit.TV meqë nuk ka marr lekë nga inceneratorët, tani të marrë nga intervista me Benin.
-Por dhe kjo është është përgjegjshmëri e madhe, tha Muli.
Pra mendojnë për ne. Duhet t’i evidentojmë këta.
-Po, ke të drejtë, tha Lelo.Do t’i ndaj në kategori.
Sa biznese të reja kanë reklamuar vetëm për intervistën dhe sa janë reklamues të përhershëm.
Aty kuptohet se çfarë vlere e shtuar është intervista me Benin për marketingun.
E dyta, duhet parë si një shenjë se kush ka më fuqi brenda partisë.
Në këtë rast është një shenjë fuqie mes Zenit dhe Gitës.
Dhe në SHBA kështu ndahet gara mes kandidatëve.
Ai që mbledh më shumë lekë, ai ka shanse të fitojë.
Dhe gara mes Zenit dhe Gitës e ka këtë dimension.
Nëse Zeni arrin të mbledhë më shumë lekë në këtë fushatë, natyrisht që do ketë më shumë të drejta se Gita në parti.
Këto janë një lloj primare për partinë tonë se kush do fitojë nga dy fëmijët.
Dhe po bëhet me rregulla krejt amerikane.
-Sidoqoftë ky është një rast të shikojmë kë kemi me vete nga biznesi.
Se ma shpifën këta oligarkët që na i sjellin lekët cash, se mos e merr vesh Rama.
Na duhen burra të vërtetë, që vënë emrin aty.
Ne lekë kemi plot, na duhet mbështetje morale.