Lelo sot shkoi i gëzuar në kafe me Mulin pasi konstatoi se portali Zenit i kishte ndërprerë aludimet mbi Mulin në lidhje me Ballukun dhe akuzonte Belon.
Por Muli sërish ishte i mërzitur.
– Puna është se duhet bërë kjo gjë – i tha Lelos. – Kjo më shqetëson. Duhet të kuptojmë se pse e bën ai burri këtë gjë.
– Ndoshta do t’i japë mesazh të ashpër kundër Ballukut – i tha Lelo.
– Jo, jo, s’ka lidhje me atë punë. Ajo që unë kam frikë është se akuza më e rëndë është për
“Prestanomen” e Zenit, i cili ka marrë tender me urdhër të Ballukut, dhe nuk e përmendin, ndërsa shpikin këtë punën time dhe të Belos. Kjo do të thotë se situata nuk është mirë. Domethënë ai burri është në siklet nga ajo puna e Shtufit. Ndaj kam frikë se do vazhdojnë këto thashethemet për mua dhe Belon se duhet të mbulohet ajo gjëja e madhe. Kjo më ka mërzitur shumë.
– E kuptoj – tha Lelo. – Domethënë ti thua që ju jeni kok turku nga Zeni, jo si armiq, por si bedel.
– Pak a shumë kështu është – tha Muli. – Ndaj s’më pëlqen kjo punë. Sa më shumë ta tjerrim këtë, aq më keq dalim. Të paktën deri tani s’ka mesazhe për ne dhe ne na sulmojnë. Për Shtufin që ka mesazhe, s’e zë njeri në gojë.
– E kuptoj – tha Lelo. – Diçka nuk shkonte që në fillim, por tani jam i qartë. Ishalla nuk na bën thirrje dhe ne të tjerëve për sakrificë, se do na duhet të pranojmë që kemi marrë lek nga Bela.






