• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, December 12, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Muli flet në katërvjetorin e rithemelimit mbi betejat e fituara kunder Lulit

December 12, 2025
in Humor

Sot Muli ka festën e tij më të dashur, e cila nuk ka lidhje me vitin 1990, por me 11 Dhjetorin 2021, kur Doktori e rithemeloi PD-në edhe një herë për t’ia dhënë Mulit.
Gjatë gjithë viteve ai kishte një brengë, sepse i thoshin: “Ti nuk je themelues”, dhe Doktori ia hoqi këtë plagë. E prishi PD-në dhe e ribëri nga e para, që edhe Muli të quhej Rithemelues.

Sot ai është krenar për këtë.

– Duhet të evidentojmë disa nga arritjet e PD-së së rithemeluar, – i tha Lelos.

– Patjetër, – i tha Lelo. – Kemi mundur tre herë Lul Bashën brenda katër viteve. E kemi mundur një herë më 6 Mars në zgjedhjet e pjesëshme, pastaj në zgjedhjet lokale të 2023, e më pas në zgjedhjet parlamentare të 2025, e shkarruam fare dhe e nxorëm nga politika. Kjo është një nga mrekullitë që bëri rithemelimi. Nëse nuk do të kishim bërë rithemelimin, ai armik i rrezikshëm do rritej fshehur në gjirin tonë si gjarpëri në gji të Doktorit.

– Kjo është fantastike, – tha Muli. – Tre fitore në katër vjet. Me këtë ritëm ne jemi e vetmja parti fituese në Shqipëri. Se vërtet ka fituar Rama, por ai fiton me kundërshtarët. Puna është kush fiton brenda llojit.

– Tani na bie detyrë të fitojmë ndaj Salianjit, – i tha Lelo. – Nëse ndaj Lulit kemi fituar tre herë në katër vjet, ndaj këtij duhet të fitojmë katër herë në katër vjet. T’i thyejmë rekordet e Lulit.

– Po si t’ia bëjmë të sajojmë ndonjë betejë? – tha Muli.

– Do ta mendojmë, – tha Lelo. – Duhet të shpallim patjetër disa gara që ta mundim thellë. Pastaj jemi të lirë. Deri më 2029 duhet të kemi mbaruar punë edhe me të. Pastaj të futet në vrimë të miut Edi Rama.

Next Post

"Ajo kënaqej duke vrarë''! Historia makabre e studentes braziliane që u kthye në vrasëse seriale

Infantino nën hetim nga komiteti etik i FIFA: Shkeli rregulloren me çmimin për Trump

Për cilët e ka llafin "trimi" Sali dhe çfarë u ka bër?! Kam fjetur në zyrë me armë në dorë në 97-ën! Ata që bënë sulmin nga jashtë Presidencës, morën përgjigjen që meritonin!

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved