Meqë skandali i thyerjes së protokollit nga Doktori në ceremoninë e Anastasit u bë i madh, Muli thirri sot Lelon për të bërë një sqarim zyrtar.
– Mendoj se një zgjidhje është të sqarojmë që Micotakis ka kërkuar Doktorin në krah, pasi e konsideron aleat të tij dhe pjesë të delegacionit grek, tha Lelo.
– Puna është që ai nuk i foli asnjëherë me gojë, kundërshtoi Muli.
– Këtë do ta paraqesim si përpjekje të Micotakis për të ruajtur imazhin e Doktorit, që të mos i thonë agjent grek, u përgjigj Lelo.
Domethënë, si një lojë e Micotakis.
– Për këtë arsye, do të themi që protokolli i Kishës nuk ka respektuar dëshirën e Micotakis dhe ai, për këtë arsye, ka dëbuar ministrin e tij nga karrigia dhe ka ulur Doktorin në vendin e tij.
– A thua besohet kjo, dyshoi Muli?
– Besohet, pa tjetër, u sigurua Lelo, sepse Dendias është nga Vunoi me origjinë dhe mbiemri i tij ka qenë “Dedja”.
Pra, ai është kushëri i dytë me mamanë e Edi Ramës.
Micotakis e ka larguar nga karrigia si kushëri i Ramës dhe ka mbajtur në krah Doktorin.
Kjo është shumë e rëndësishme të thuhet.
– Shumë mirë, ky është një sqarim i fortë, tha Muli i kënaqur.
– Do të dalë ta thotë vetë Doktori?
– Jo Doktori, por një nga departamentet e protokollit, shpjegoi Muli.
Se po foli Doktori, i vë në siklet të gjithë të Kishës.
Me të tjerët nuk ka problem, se çojmë Pollon të flasë.