Muli vendosi sot t’i dërgojë një telegram falënderimi zëvendëspresidentit të SHBA, JD Vance, për fjalimin e mbajtur në Mynih.
Thirri Lelon t’ia formulonte tekstin në anglisht.
I dashur president,
Dëgjuam fjalimin tuaj për tre liderët e opozitës shqiptare, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Fatmir Mediu, të cilët Sorosi, përmes SKAPI-it të partisë, tentoi t’i fuste në burg për të fituar zgjedhjet.
Kjo gjë u bë me miratimin e Evropës, pasi edhe Evropa ka qenë nën kthetrat e Sorosit dhe USAID, një tjetër organizatë kriminale.
Fjalimi juaj ua çorri maskën dhe nxori të vërtetën në dritë.
Ai ishte një mesazh i qartë për mbështetjen që ju i jepni opozitës martire shqiptare.
Unë ju ftoj të rrini në lidhje të vazhdueshme me Belindin dhe Fatmirin për të mësuar të rejat e fundit.
Fjalimi juaj ka pasur jehonë të madhe në fshatrat më të thella të Shqipërisë, dhe gjithë bota pyet me çudi se sa mirë e njeh gjendjen në Shqipëri zëvendëspresidenti amerikan.
Do t’ju lutesha t’i kushtonit pak rëndësi edhe çështjes së votimit të emigrantëve, që të lejohen të votojnë me ID të huaja, sidomos amerikane, me qëllim që të na ndihmoni pak në vota.
Po ashtu mundohu te me rregullosh pak vizen angleze se kam gjithe kuksianet ne Londer e nuk melene ti takoj se me kane shpall “Non grata”
Gjithashtu, t’i kërkoni zotit LaCivita të vijë edhe një herë tjetër në Shqipëri, që të mos duket sikur erdhi, mori ca lekë dhe iku, sepse ne kemi vuajtur shumë për idetë. Tani që ai ka idetë tona, ne jemi shumë të lumtur dhe të bindur që do të fitojmë.
Sot e ka thënë dhe Doktori: kurrë në jetën e tij nuk ka njohur një njeri që nuk kishte nevojë t’ia shkruante deklaratën, sepse e shkroi vetë fiks siç e donte Doktori.
Të përshëndes dhe do të takohemi së shpejti në SHBA-në e lirë, bashkë me Doktorin.