Lajmi se një nga drejtuesit e PD u përfshi nga flaka e molotovëve para Bashkisë e tronditi Mulin.
Në fillim kur i thanë që Ervini ka marrë flakë, nuk reagoi, por po dëgjonte me sy e vesh.
-Ka marrë flakë nga molotovi, tha Lelo i alarmuar.
Ervini është në rrezik.
Muli buzëqeshte dhe bënte sikur nuk e kishte mendjen.
-Po i heqin këmishën ta fikin, vazhdonte Lelo.
Muli bënte sikur shikonte telefonin.
-Ja hoqën po, ja fikin… E shyqyr shpëtoi.
Se ky është djalë i mirë, tha Lelo.
Aty Muli ngriti kokën dhe u bë serioz.
-Për kë e ke fjalën, për Ervin Salianjin, i tha?
-Po jo mo burrë, është ky sekretari që kemi në PD, Ervin Minaralli.
-Aaa, pse ai mori flakë, tha Muli.
Mendova se na mori flakë Salianji.
Ai na bënte punë, se tani e kishim dhe dëshmor dhe nuk e kishim nëpër këmbë.
Po prisja të thoshe që u dogj, mbaroi, se atë nuk e fikin as policët.
-A jo jo, tha Lelo. Është ky Ervini tjetër.
-S’na ecën as për dëshmor, tha Muli.
Të paktën të kishim me se merreshim këtë javë.
Do kishte vdekur dhe pa dënuar.
Do ta kishte rekord të mirë. Do vdiste me biografi të pastër.
-E vërtetë, tha Lelo.
Por Salianji nuk vjen në këto protestat e Bashkisë, por të paktën të ishte ndonjë tjetër që ka më shumë peshë.
-Duhet ta mendojmë, tha Muli.
Herë tjetër mos i harxhoni molotovët kot.
Mirë ndonjë policë që s’kemi djegur, mirë ndonjë nga bashkia që s’kemi prekur, po të paktën të bëjmë ndonjë dëshmorë tonin.